Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE MAJ 2018

logo

Buletini mujor > Shtet Social

Postuar më: 31 Maj 2018

Shtet Social

foto1

Prezantohet plani për mirërritjen e fëmijëve pa kujdes prindëror

Rikthim i fëmijëve në familjet biologjike, krijimi i rrjetit të familjeve kujdestare dhe lehtësimi i procedurave të birësimit janë tre shtyllat e planit operacional 1-vjeçar “Fëmijët të Parët” që u prezantua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Plani për mirërritjen e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror parashikon ngritjen e 9 skuadrave të terrenit, në 9 Bashkitë ku janë të vendosura Shtëpitë e Fëmijëve, aty ku sot trajtohen 230 fëmijë. Do të identifikohen nevojat për fuqizimin e familjeve biologjike për të rikthyer fëmijët pranë gjirit të familjes si dhe do të krijohet rrjeti i familjeve kujdestare. Plani 1-vjeçar parashikon edhe lehtësim e procedurave të birësimit. Nga ana tjetër, përparësi mbetet mbrojtja dhe mirërritja e fëmijëve në institucione. Për këtë arsye do të transformohen Shtëpitë e Fëmijës në shtëpi-familje si dhe do të monitorohen rreptësishtë edukatoret dhe kujdestaret që shërbejnë në qendrat e përkujdesit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vendosë ‘agjentë’ të mbrojtjes së fëmijëve për të sinjalizuar çdo rast neglizhimi apo abuzimi.