Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE MAJ 2018

logo

Buletini mujor > Investimet në spitale

Postuar më: 31 Maj 2018

Investimet në spitale

foto1

Mamografi në 5 spitale rajonale

Në spitalet rajonale të Vlorës, Gjirokastrës dhe Dibrës është investuar në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë. Në spitalin e Vlorës ka përfunduar instalimi i mamografisë së re, grafisë dixhitale, grafisë së lëvizshme, aparatit të ri të anestezisë në sallat e operacionit, inkubatorët në neonatologji, investime me vlerë 608 mijë euro. Mamografia e re është vendosur edhe në spitalet e Dibrës dhe Gjirokastrës, duke ofruar për herë të parë këtë shërbim në këto zona. Bashkë me spitalin e Durrësit dhe së shpejti në spitalin e Kukësit, vendosen 5 mamografë të rinj në spitalet rajonale, duke ofruar mundësinë për depistimin e hershëm të kancerit të gjirit, afër banorëve. Gjatë vitit 2018, po investohet në aparatura për spitalet rajonale në vlerën rreth 4.5 milion euro, duke garantuar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve.