Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE MAJ 2018

logo

Buletini mujor > Fuqizohet shërbimi Parësor

Postuar më: 31 Maj 2018

Fuqizohet shërbimi Parësor

foto1

Rindërtohen 80 qendra shëndetësore

Në qendrat shëndetësore të Picarit në Gjirokastër dhe Maqellarës e Shupenzës në Dibër ka përfunduar investimi për rehabilitimin dhe pajisjen e tyre, duke u kthyer në qendra model të kujdesit shëndetësor parësor. Rikonstruksioni i këtyre qendrave është pjesë e projektit të Qeverisë për rehabilitimin e plotë të 80 qendrave shëndetësore gjatë vitit 2018. Qeveria ka përparësi fuqizimin e kujdesit parësor në të gjithë vendin, ndaj do të shtrijë programin e rikonstruksionit në 4 vite, me rehabiliminin dhe pajisjen e 300 qendrave shëndetësore nga veriu në jug të vendit. “Po vendosim një standard të ri në shërbimin parësor me rikonstruksionin e qendrave shëndetësore model për nga infrastruktura dhe pajisjet, siç janë qendrat që inaugurojmë sot në Maqellarë dhe në Shupenzë. Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite dhe këtë vit do të rehabilitojmë 80 qendra të kujdesit parësor nga veriu në jug të vendit.”, tha ministrja Manastirliu.