Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE MAJ 2018

logo

Buletini mujor > Barna të sigurta dhe cilësore

Postuar më: 31 Maj 2018

Barna të sigurta dhe cilësore

foto1

Takimi i parë konsultativ me sektorin farmaceutik

Rregulloret për ruajtjen, cilësinë dhe tregtimin e barnave në Republikën e Shqipërisë do të rishikohen, bazuar mbi dy parime të pacenueshme, siguria dhe cilësia e barnave. Këto çështje u diskutuan në takimin e parë konsultativ me përfaqësuesit e subjekteve farmaceutike në vend, i thirrur pak ditë më parë nga Ministrja Manastirliu. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbi hapat e mëtejshëm për thjeshtimin e procedurave dhe eliminimit të burokracive në sektorin farmaceutik. “Në kuadër të transparencës, të gjithë hapat që do të ndërmerren sot e në vijim do të jenë të konsultuara me grupet e interesit. Siguria dhe cilësia e barnave nuk janë çështje gojëdhënash por çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku. Ndaj ne po rishikojmë të gjithë kuadrin ligjor, për ta përmirësuar akoma më shumë dhe për të rishikuar të gjithë strukturën e qarkullimit të barnave në Republikën e Shqipërisë”, tha ministrja Manastirliu.