Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE MAJ 2018

logo

Buletini mujor > Shëndetësi moderne

Postuar më: 31 Maj 2018

Shëndetësi moderne

foto1

Ekzaminime të reja në QSUT

Një ekzaminim i ri për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve koronare –Shintigrafia e miokardit- është realizuar për herë të parë në Shqipëri me aparaturën moderne të SPECT CT në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ekipi i mjekësisë nukleare realizuan disa ditë më parë ekzaminimin e parë të këtij lloji, nëpërmjet teknologjisë së avancuar. Identifikimi i hershëm i pacientëve me sëmundje të arterieve koronare ndihmon në reduktimin e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor, si dhe në uljen e vdekshmërisë. Kjo risi në kardiologjinë shqiptare u bë e mundur falë investimeve të qeverisë në instalimin e aparaturave moderne në Qendrën Spitalore Universitare më të madhe në vend.