Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE QERSHOR 2018

logo

Sezon turistik i sigurtë

17 autoambulanca për emergjenca mjekësore Në zonat më të frekuentuara turistike, janë vendosur 17 autoambulanca në dispozicion të pushuesve për çdo emergjencë mjekësore. Për herë të parë këtë vit autoambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme jetëshpëtuese. Pikat ku janë vendosur autoambulancat plotësojnë shërbimin që ofrohet në 26 qendra shëndetësore të posaçme verore, të cilat po japin shërbim të pandërprerë 24/7. ...

Investimet në Shëndetësi 

Spitale moderne Në shëndetësi kanë nisur investime madhore në infrastrukturë dhe pajisje të teknologjisë së lartë, duke filluar nga investimet në 11 spitalet rajonale me instalimin e 5 mamografëve të rinj, rezonancës magnetike për herë të parë në Elbasan, Angiografit për herë të parë në Fier për zgjidhjen e urgjencave kardiake dhe një seri investimesh në spitalet e Tiranës....

Shëndetësi moderne  

Shkollë menaxhimi për drejtorët e spitaleve Drejtorët e spitaleve publike po kryejnë një kurs intensiv menaxhimi spitalor për mirëadministrimin e burimeve njerëzore dhe financiare, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët. Shkolla e hapur për herë të parë, synon përditësimin e dijeve menaxheriale për drejtuesit e spitaleve. “Përpara se të kërkohet rritje fondesh, duhet mirëadministruar fondi që spitalet kanë në dispozicion. ...

Shtet Social 

Mbrojtje për gratë e dhunuara Forcohet ligji për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. Urdhër paraprak i menjëhershëm mbrojtje për viktimat e dhunës në marëdhëniet familjare; mbrojtje edhe për gratë dhe vajzat në marrëdhënie afektive; mbrojtje më e mirë për fëmijët që asistojnë në dhunën në familje; shërbime ekspertize falas për rastet e dhunës në familje si dhe shërbime rehabilituese për dhunuesit. ...

Dhurim vullnetar i gjakut  

Plotësohen nevojat për fëmijët talasemikë Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë! Nisma e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për dhurimin vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, bëri të mundur që të sigurohet sasia e mjaftueshme e gjakut për përballimin e stinës së verës. Për shkak se Shqipëria plotëson vetëm gjysmën e nevojave për gjak, në periudhën më të vështirë të vitit, MShMS ndërmori nismën: ...