6. Konsultime mbi projektligje

Në zbatim të ligjit nr. 146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik” Ministria e Shendetesise publikon projektligjin “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10107,  DATË 30.03.2009 “PËR KUJDESIN SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Shkarko Projektligjin                Shkarko Relacionin             

  


 

Në zbatim të ligjit nr. 146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik” Ministria e Shendetesise publikon projektligjin “Per produktet kozmetike”.

Në respektim të kërkesave të nenit 13 të ligjit 146/2014, sqarojmë se përsa I përket arsyeve, hartimi i projektligjit “Për produktet kozmetike” përbën përpjekjen e parë në hartimin e një akti të tillë ligjor pasi fusha e produktetve kozmetike nuk ka qenë dhe ende (deri në miratimin e këtij ligji) nuk është e rregulluar nga ndonjë bazë ligjore. Është një nga angazhimet e Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të lëvizjes së lirë të mallrave dhe përafrimit të legjislacionit tonë me atë europian.

Hartimi i projektligjit “Për produktet kozmetike” është një hap i rëndësishëm për rregullimin e fushës së produkteve dhe shërbimeve kozmetike, për disa arsye:

  • Vendosja në treg e produktetve kozmetike është pothuajse e pambuluar me akte ligjore dhe nënligjore dhe çdo ditë e më shumë zgjerohet gama e produkteve që hyjnë në vend.
  • Është i rëndësishëm rregullimi i kuadrit ligjor pasi do të ndikojë në kontrollin e cilësisë së produkteve. Në projektligj vendosen rregulla për cilësinë e produktit dhe personat përgjegjës për vendosjen në treg të tij.
  • Në vendin tonë nuk ka rregulla të mirëpërcaktuar për subjektet që duhet të vendosin në treg produkte kozmetike.
  • Parlamenti Evropian dhe Këshilli kanë miratuar Rregulloren  nr. 1223/2009/CE, datë 30 nëntori 2009, “Për produktet kozmetike”   dhe në kuadër të anëtarësimit në BE, përafrimi më këtë rregullore ishte i domosdoshëm.
  • Në vendin tonë janë shtuar ndjeshëm edhe subjektet, që ofrojnë shërbime me produktet kozmetike dhe në këtë fushë kishim një vakum ligjor.
  • Projektligji vendos rregulla të qarta të cilat lidhen me etiketimin e produkteve kozmetike,  paraqitjen e jashtme dhe udhëzime të përdorimit, i cili do te ndihmojë konsumatorin e këtyre produkteve të jetë i sigurtë në përdorimin e tyre.

 

Palët e interesuara mund të paraqesin ose dërgojnë rekomandimet e tyre me shkrim pranë Ministrisë së Shëndetësisë: Adresa: BLV. Bajram Curri nr. 1, Tiranë, ose në adresën e e-mailit të Koordinatorit për konsultimin publik ermelinda.guri@shendetesia.gov.al brenda 20 ditëve pune duke filluar nga data 18.10.2016.

Në ditët në vijim do të ketë një njoftim mbi datën dhe vendin e organizimit të një takimi publik.

                                                  Shkarko Projektligjin