Historiku

Me krjimin e shtetit shqiptar (1912) shëndetësia nuk ishte një sektor përbërës në qeverinë e re. Qeveria e drejtuar nga Ismail Qemali caktoi përfaqësuesin e saj, Dhimitër Beratin, të mbulonte median dhe problemet shëndetësore.

Më 1914, Qeveria e krijuar nga Princ Vidi, ndërtoi një strukturë të re, duke ia besuar shëndetësinë Ministrit të Arsimit Mihal Turtulli. Pas rënies së qeverisë dhe nisjes së Luftës së Parë Botërore shëndetësia nuk njohu zhvillim dhe strukturë të veçantë.

Më 1920 me qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës u krijua struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë, e cila funksionoi si e tillë deri më 1944.

Drejtorat e Përgjithshëm të Shëndetësisë (1920 – 1944)

1920 – 1931 Refat Frashëri

1931 – 1935 Osman Jonuzi

1935 – 1939 Qemal Jusifati

1939 – 1941 Jani Basho

1942 – 1944 Hamdi Sulçebe

Më 1944 DPSH u shndërrua në Ministri dhe për herë të parë u krijua Ministria e Shëndetësisë. Ministria kishte strukturën e saj me 21 punonjës dhe me 175 mjekë shqiptarë e të huaj që ushtronin veprimtarinë në të gjithë vendin.

Ministrat e Shëndetësisë 1944-2017

1944 – 1945 Ymer Dishnica

1946 – 1955 Medar Shtylla

1955 – 1956 Ibrahim Dervishi

1956 – 1957 Manush Myftiu

1957 – 1961 Taqi Skëndi

1961 – 1971 Ciril Pistoli

1971 – 1982 Llambi Ziçishti

1982 – 1987 Ajli Alushani

1987 – 1991 Ahmet Kamberi

1991 Sabit Brokaj

1991 Kristo Pano

1992 – 1994 Tritan Shehu

1994 – 1997 Maksim Cikuli

1997 Astrit Kalenja

1997 – 1999 Leonard Solis

1999 – 2001 Gjergji Koja

2002 – 2003 Mustafa Xhani

2003 – 2005 Leonard Solis

2005 – 2007 Maksim Cikuli

2007 - 2008 Nard Ndoka

2008 - 2009 Anila Godo

2009 - 2012 Petrit Vasili

2012 - Prill 2013 Vangjel Tavo

Prill 2013 - Shtator 2013 Halim Kosova

Shtator 2013 - Mars 2017 Ilir Beqaj

Mars 2017 - Maj 2017 Ogerta Manastirliu

Maj 2017 - Arben Beqiri