Thanas Goga

Këshilltar për Mediat

Thanas Goga

Z. Thanas Goga u lind në Gjirokastër, më 27 shkurt 1973. Është i martuar me znj. Doreada Mio dhe ka një djalë që quhet Enea.

Vazhdon studimet për mbrojtjen e Gradës Doktor Shkencash, në fushën e Metodave të Kërkimit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ka përfunduar studimet Master për Menaxhim dhe Studim Komunikimi pranë Scripps College of Communication në Ohio University të SHBA. Është diplomuar për Mjek i Përgjithshëm në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë.

Në vitet 1997 - 2001 ka punuar në detyrën e specialistit të zyrës së shtypit dhe zhvillimit të medias pranë Prezencës në Shqipëri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, dhe gjithashtu, gjatë viteve 2001 - 2004 ka punuar si Drejtues i Medias në Projektin IFES Albania të USAID-it. Në 2005 ka punuar në njësinë e kërkimeve dhe metodave pranë kompanisë amerikane Arbitron, Inc. me qendër në Columbia, Maryland, SHBA, ndërkohë që në periudhën 2006-2007 ka punuar në detyrën e Menaxherit të Kërkimeve dhe Analizës pranë Raiffeisen Bank Tiranë. Prej vitit 2007 deri shtator 2013, ka punuar si Drejtor i Kërkimeve pranë Abacus Research.

Gjithashtu z. Goga ka marrë pjesë dhe ka kryer projekte studimi me Bankën Botërore, BE-në, PNUD-in, OSBE-në dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ai është përfitues i Bursës së Departamentit të Shtetit, Sh.B.A., “Ron Brown Fellowship Grant” për studime pasuniversitare dhe është autor i një sërë punimesh shkencore. Ndërkohë, qysh prej vitit 2009 është edhe lektor i jashtëm në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës për metodat e kërkimit dhe matjes së audiencës.

Ai zotëron shumë mirë gjuhët angleze, greke, italiane, si dhe është njohës i gjuhës spanjolle dhe gjermane.

email: thanas.goga@shendetesia.gov.al