Misioni

Ministria e Shëndetësisë ka si mision realizimin e politikës shëndetësore të programit të Qeverisë. Ministria e Shëndetësisë harton politikën shëndetësore në shkallë vendi, përcakton zhvillimin dhe planifikimin e shërbimit shëndetësor në nivel kombëtar dhe sipas zonave.

Harton legjislacionin që përcakton marrëdhëniet në fushen e ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit dhe zbaton me rigorozitet legjislacionin në fushën e shëndetësisë. Harton strategjinë e zhvillimit shëndetësor dhe taktikat e vënies në jetë të programit të Qeverisë.

Studion dhe harton programin e investimeve në zhvillimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor. Kryen drejtimin operativ të shërbimit shëndetësor në shkallë kombëtare dhe sipas zonave. Për realizimin e funksioneve të saj, ajo funksionon sipas organikës dhe strukturës organizative të miratuar.

Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar në drejtori dhe sektorë sipas strukturës organizative të miratuar nga Këshilli i Ministrave.