Organizimi i sistemit shëndetësor

Organizimi i sistemit shëndetësor

Sistemi Shëndetësor në Shqipëri është kryesisht publik. Shteti siguron pjesën më të madhe të shërbimeve që i ofrohen popullatës si në fushën e promocionit, parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit. Sektori privat është akoma në hapat e para dhe mbulon pjesën më të madhe të shërbimit farmaceutik, shërbimit stomatologjik dhe disa klinika diagnostikuese specialitetesh të cilat janë përqëndruar kryesisht në Tiranë.

Ne sektorin publik rolin e liderit e luan Ministria e Shendetesise e cila eshte hartuese dhe pergjegjese per politikat dhe strategjite e sistemit shendetesor, per rregullimin e tij si dhe per koordinimin e te gjithe aktoreve brenda dhe jashte sistemit.

Shërbimi shëndetësor diagnostikues dhe kurues është i organizuar në tre nivele: shërbimi parësor, shërbimi spitalor dytësor, dhe spitalor terciar.

Shërbimet e shëndetit publik dhe promocionit ofrohen në kuadrin e shëndetit parësor dhe mbështeten dhe mbikqyren nga ISHP

Krahas këtyre ofrojnë shërbimet e tyre edhe një sërë institucionesh nacionale si Qendra Kombetare e Transfuzionit të Gjakut, Qendra Kombetare e Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Femijës, Klinika Stomatologjike Universitare, etj. 
Në mbështetje të institucioneve shëndetësore funksionojne edhe Qendra Kombetare e Inxhinierise Biomjekesore, Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Qendra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore.

Me përjashtim të Tiranës ku në kuadrin e një projekti pilot është riorganizuar shërbimi shëndetësor parësor dhe ështe krijuar ASHR–ja, në çdo distrikt funsionon një DSHP-Drejtoria e Shëndetit Publik e cila duhet të koordinojë te gjitha shërbimet shëndetësore të rrethit. Në 12 rrethet e medha (qendra të rajoneve) krahas DSHP-ve, funksionojnë si drejtori të veçanta Drejtoria Spitalore dhe Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor. Ky organizim do të rishikohet me përfundimin e projektit pilot të ASHR-së duke synuar krijimin e autoriteteve rajonale që do të koordinojnë funksionimin e shërbimeve shëndetësore në rang rajoni.

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

Sigurimi Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë është institucionalizuar në bazë të Ligjit “Për Sigurimet Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” (Nr. 7870), datë 13.10.1994. Ai është i tipit Bismarkian. Skema e Sigurimeve Shëndetësore ka hyrë në zbatim me 1 mars 1995 si një mekanizem i rëndësishëm në reformimin e sistemit shëndetësor, si në drejtim të menyrës së financimit dhe rritjes së burimeve për kujdesin shëndetësor, ashtu dhe të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve.

Institucione nacionale

Sistemi shëndetësor në Shqipëri mbështetet edhe nga një sërë institucionesh nacionale, të cilat varen direkt nga Ministria e Shëndetësisë.

Instituti i Shëndetit Publik

Institucioni më i larte teknik në fushën e shëndetit publik është Instituti i Shëndetit Publik i cili është një institucion nacional nën varësine direkte të Ministrisë së Shëndetësisë. Detyrat e tij përfshijnë studimin dhe monitorimin e faktoreve të riskut, survejancën e semundjeve ngjitëse, referencën laboratorike si edhe menaxhimin e programeve të vaksinimit. Zbatimi i mjaft programeve afatshkurtra me natyrë studimore apo promovuese të shendetit është gjithashtu pjesë e aktivitetit të tij. Instituti i Shëndetit Publik luan edhe një rol të rëndësishëm lidhur me trainimin në fushën e shëndetit publik.


Qendra Kombëtare Kontrollit të Barnave

Qendra është institucioni përgjegjës për kontrollin e çdo veprimtarie në fushën farmaceutike. Ajo ushtron kontroll mbi :

a) veprimtaritë e fabrikimin, mjediset dhe pajisjet e tij

b) tregtimin me shumicë dhe pakicë si dhe kushtet e ruajtjes së barnave, 

c) lëndët e para medikamentoze dhe lëndët ndihmese ambalazhuese

d) barnat e importura nga të gjitha subjektet e licensuara.

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut

Qendra Kombetare e Transfuzionit të Gjakut ka si qëllim sigurimin e gjakut dhe produkteve të tij për të plotësuar në mënyren me optimale kërkesat për transfuzione që nevojiten për, trajtimin e personave të aksidentuar, pacientëve që vuajne nga anemia e rende dhe kronike, pacientëve me kancer, pacientëve që do t'u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, grave që kanë hemoragji të madhe gjatë lindjes.
Shërbimi Kombëtar i Transfuzionit është i përbërë nga 29 banka gjaku, 3 banka gjaku në Tiranë dhe 26 në rrethe.

Qendra Kombëtare e Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve Tiranë 

QKMZHRF Tiranë është ngritur si Qender Kombëtare, Diagnostikuese, Trajtuese e Trainuese në vitin 2000, mbi bazën e spitalit distrofik Tiranë.
Misioni saj është përmirësimi i cilësisë së jetës së fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe mbështetja e familjeve të tyre, për ti pasur partnerë ato në rrugën e gjatë të rehabilitimit, kujdesit dhe edukimit të këtyre fëmijëve.

Qendra Kombëtare e Inxhinierisë Biomjeksore

Qëllimi i saj është profilaksia dhe mirëmbajtja e pajisjeve mjeksore me qëllim që pajisjet mjeksore të kombinuara me personelin e institucioneve shëndetësore (mjekë, specialistë, infermierë) t`i shërbejnë sa më mirë pacientëve, duke rritur cilësinë në shërbimin ndaj tyre.

Qendra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore

QKCSA-ISH do te mbeshtese Ministrine e Shendetesise ne zbatimin e strategjise nacionale shendetesore afatgjate ne fushat e meposhtme:

  • Permiresimin e vazhdueshem te cilesise se sistemit shendetesor.
  • Edukimin dhe trajnimin e personelit mjekesor dhe partnereve te tjere, ne lidhje me cilesine e kujdesit mjekesor dhe krijimit te nje kulture te re per te.
  • Rilicensimi periodik i personelit mjekesor, ne sektoret publik dhe privat.
  • Formulimin, perhapjen dhe monitorimin e udhezuesve klinik (protokolleve klinike) te praktikes klinike me te mire, ne ndihme te personelit mjekesor.
  • Akreditimin e institucioneve shendetesore shqiptare publike dhe private.
  • Edukimin terapeutik dhe fuqizimin e rolit te pacienteve si aktore kryesor e qendror te sistemit shendetesor.
  • Minimizimin e rreziqeve dhe gabimeve ne institucionet mjekesore: Ritjen e sigurise per pacientet dhe personelin mjekesor.
  • Vleresimin dhe perzgjedhjen e teknologjive ekzistuese dhe te reja me te nevojshme dhe me kostefektive te sistemit shendetesor.
  • Krijimin, mbledhjen dhe perdorimin e evidences shkencore te praktikave mjekesore te faktuara si me te mirat.
  • Vendosjen e lidhjeve dhe koordinimin teknik te programeve te Ministrise se Shendetesise ne fushat e mesiperme, me partneret, institucionet, apo organizata te vendit dhe te huaja.te interesuara e te nevojshme per to

Klinika Stomatologjike Unversitare

Funksionon në bazë të rregullores si dhe të udhezimeve përkatese të Ministrisë së Shëndetesise. 
Ofron shërbime të specializuara në: Kirurgji maximofaciale, Terapi, Ortopedi, Pedodonti dhe siguron forminin profesional të mjekëve specializante . 

NJËSIA E TRANSPORTIT MJEKËSOR ME HELIKOPTER

Misioni eshte mbulimi i urgjencave mjekësore kur paraqitet nevoja për ofrimin e një shërbimi të tillë.  Veprimtaria kryesore: Transportimin e specializuar mjekësor me helikopter të pacientëve në raste akute. 

KLINIKA E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE (QEVERITARE) 

Misioni eshte ofrimi i shërbimit të urgjencës dhe kujdesit parësor për autotitet e larta të shtetit. 
Shërbimet :Shoqëron delegacionet qeveritare për të mundësuar dhënien e ndihmës së shpejtë shëndetësore në rast nevoje. 

QENDRA KOMBETARE E EDUKIMIT NE VAZHDIM 

Misioni eshte nxitja realizimi dhe përmirësimi i zhvillimit profesional të gjithë kategorive të personelit profesional me synim rritjen e njohurive dhe zhvillimin e aftësive të këtij personeli. 
Veprimtaria kryesore:Hartim i planit kombëtar të veprimeve të formimit të vazhdueshëm të punonjësve të shëndetësisë.