Klodian Rjepaj

Zëvendës Ministër

Klodian Rjepaj

Dr.Klodian Rjepaj u lind në Vlorë më 16 mars 1971. Është i martuar me znj.Gentiana Rjepaj dhe ka dy fëmijë, Egir dhe AnaGreis.

Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin pasuniversitar në fushën e Shëndetit Publik. Ka marrë titullin master shkencor pranë Fakultetit të Mjekësisë në fushën e Shëndetit Publik si dhe certifikatë master online në Universitetin e Manchesterit (UK). Aktualisht ka mbaruar procesin e doktoraturës në Shëndet Publik.

Në  periudhën 1998 – 1999 ka punuar si mjek i përgjithshëm në 2 nga fshatrat e zonës malore në Vlorë. Në mars të 1999 ka punuar si mjek vullnetar në Kukës dhe Has në pikat kufitare në përgjigje të krizës së Kosovës, mjek i emergjencës mjekësore dhe udhëheqës i skuadrave mjekësore në rrethe të ndryshme të vendit në përgjigje të krizës kosovare.  Në vitet 1999 – 2001 ka qënë Drejtor Mjekësor për shoqatën humanitare ndërkombëtare “International Medical Corps” (IMC), zyra e Shqipërisë. Në vitet 2002 – 2006 ka qënë Koordinator Kombëtar i Projektit të Shëndetit mendor në kuadrin e Paktit të Stabilitetit.  Dr. Rjepaj ka dhe eksperiencë ndërkombëtare si Drejtor Mjekësor i shoqatës humanitare ndërkombëtare International Medical Corps (IMC) ne Moske, Rusi (2002). Ka drejtuar Programin Kombëtar të HIV/AIDS/IST pranë Institutit të Shëndetit Publik si dhe Koordinator i Fondit Global në luftën kundër HIV/AIDS në Shqipëri. Në vitet 2009-2012 ka qënë Drejtor Kabineti pranë Ministrisë së Shëndetësisë si dhe Kryetar i Komitetit Koordinues për luftën kundër HIV/AIDS dhe Tuberkulozit në Shqipëri.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane si dhe njeh mirë gjuhën Franceze dhe Greke.

 

email: klodian.rjepaj@shendetesia.gov.al