Situata e gripit, MSH urdhëron mbylljen e çerdheve, kopshteve e shkollave 4-7 Janar 2017

Postuar më: 03 Janar 2017
Ministria e Shëndetësisë merr masa për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit, duke urdhëruar mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017. ISHP publikon rekomandime të posaçme për higjenën dhe kontrollin e infeksioneve, distancimin social, vaksinimin dhe masa të tjera të kujdesit shëndetësor

Check-up falas 35-70 vjeç, parandalon sëmundje, shpëton jetë!

Postuar më: 26 Tetor 2016
Përtej fjalëve dhe baltës që hidhet çdo ditë, shërbimi i check-up është FALAS për çdo qytetar në moshën 35-70 vjeç.Është një shërbim që funksionon, që parandalon sëmundje dhe ju ndihmon të jetoni me shëndetshëm!

Check-up falas: Më shumë qytetarë, më shumë shërbime, pa asnjë kosto ekstra!

Postuar më: 24 Tetor 2016
Qeveria vendosi së fundi të zgjerojë grupmoshën e atyre që përfitojnë nga check-up falas, nga 40-65 vjeç në 35-70 vjeç dhe të shtojë dy lloje të reja analizash në paketën e check-up falas për të parandaluar dhe diagnostikuar në kohë sëmundjet e veshkave. Do të ketë më shumë qytetarë, që do të përfitojnë më shumë shërbime, duke mos shtuar asnjë kosto ekstra.

Akuzat e PD, kryekëput gënjeshtra dhe trillime të dëshpëruara

Postuar më: 04 Maj 2016
Ministria e shëndetësisë reagon për të vërtetën për Akseleratorin Linear dhe informacionin e kërkuar nga Deputetja Vokshi: Akuzat e PD, kryekëput gënjeshtra dhe trillime të dëshpëruara. Sejmenët e Lulit sajojnë deklarata për media për të tërhequr vëmendjen nga përballja me drejtësinë për pasojat e shpifjes ndaj MSH.

Shpifjet dhe përbaltja nuk e ndalin angazhimin tonë në luftën kundër kancerit!

Postuar më: 13 Prill 2016
Deputetët e PD-së janë në të drejtën e tyre të pretendojnë më të mirën për shërbimin onkologjik, por kjo nuk do të thotë se kanë të drejtën të luajnë politikisht me emocionet dhe vuajtjet e pacientëve shqiptarë dhe familjarëve të tyre duke instrumentalizuar dhimbjen dhe traumën që shkaktojnë këto sëmundje. E pavarësisht gjithçkaje, shpifjet dhe përbaltja nuk e ndalin angazhimin tonë në luftën kundër kancerit, kur vetëm në 2 vjet e gjysëm kemi mundur të realizojmë aq sa nuk janë bërë në 25 vjet.

Shëndetësia FALAS, është në ​​​DREJTIMIN E DUHUR!

Postuar më: 15 Shkurt 2016
MSH reagon ndaj deklaratës së PD: Shëndetësia FALAS, është në ​​​DREJTIMIN E DUHUR! Qeverisja e PD investoi ZERO lekë për tetë vjet me rradhë në Maternitetin e Sarandës Deri në fund të 2016, Rilindja investon 229 milionë lekë në këtë institucion.

E vërteta për shpifjen e rradhës së Opozitës së vjetër për Check-Up

Postuar më: 09 Shkurt 2016
MSH hedh poshtë me forcë deklaratat publike tërësisht joprofesionale dhe çoroditëse, me të cilat PD na ka mësuar edhe më herët kur flet qorrazi për rezultate prostate te gratë që kanë kryer check-up, kur është botërisht e njohur dhe lehtësisht e verifikueshme se kjo paketë nuk përmban teste depistimi për sëmundje të tilla, si p.sh., testin e PSA që përdoret për kancerin e prostatës, apo depistime të tjera, si p.sh., PAP-Test ose HPV që përdoren për depistimin e kancerit të mitrës, sepse paketa përmban depistime dhe kontroll bazë që janë specifike për këtë grup-moshë.

Check-Up, jo vetëm leverdi ekonomike, por ka shpëtuar jetë njerëzish

Postuar më: 08 Shkurt 2016
Përtej debateve emocionale dhe konflikteve të interesit, duhet nënvizuar se check-up falas për qytetarët mbi moshën 40 vjeç, jo vetëm ka qenë mjaft i leverdisshëm për qytetarët, pasi nuk ka rënduar në xhepat e tyre, por nga ana tjetër ka arritur të zbulojë në shumë raste edhe probleme shqetësuese shëndetësore të tyre, të cilat “flinin” për një kohë të gjatë në trupin e tyre, dhe personat nuk i dinin.

Të vendosur për reformimin rrënjësor të sistemit të kujdesit shëndetësor!

Postuar më: 03 Shkurt 2016
Deklaratë për media e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj: Të vendosur për reformimin rrënjësor të sistemit të kujdesit shëndetësor! Jemi në drejtimin e duhur! Përbaltja dhe shpifjet nuk do të na ndalin në rrugën tonë!
Ministria e Shëndetësisë merr masa për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit, duke urdhëruar mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe(...) 03-01-2017