Postuar më: 26 Tetor 2016

Check-up falas 35-70 vjeç, parandalon sëmundje, shpëton jetë!

Check-up falas 35-70 vjeç, parandalon sëmundje, shpëton jetë!

Tiranë, 25/10/2016 - Në vend që t'ju bej thirrje qytetarëve për të kryer check-up falas, për të parandaluar dhe shëruar sëmundje, Partia Demokratike prej një viti e gjysëm është armikja më madhe e check-up falas.

Është e pakuptueshme pse PD u bën çdo ditë thirrje qytetarëve për të mos kontrolluar falas shëndetin e tyre.

Falas, pa paguar asgjë, qytetarëve u ofrohet mundësia të parandalojnë sëmundje e të jetojnë më gjatë e më shëndetshëm.

Dje PD akuzonte qeverinë se po shpenzonte më shumë. Sot, që kuptoi se nuk do të shpenzohet asnjë qindarkë ekstra, por përkundrazi, për të njëjtin buxhet do të përfitojnë më shumë qytetarë, më shumë kontrolle falas, opozita i është rikthyer avazit të vjetër të propagandës anti checkup.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje çdo qytetari të moshës 35-70 vjeç, t'i drejtohen qendrave shëndetësore për të përfituar kontrollin shëndetësor FALAS, për të parandaluar sëmundje e për tu kuruar në kohë.

Përtej fjalëve dhe baltës që hidhet çdo ditë, shërbimi i check-up është FALAS për çdo qytetar në moshën 35-70 vjeç.

Është një shërbim që funksionon, që parandalon sëmundje dhe ju ndihmon të jetoni me shëndetshëm!

---###---