Postuar më: 29 Maj 2017

Njoftim për media

Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Beqiri vizitoi sot në shërbimin e okulistikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të sëmurët e shtruar pas intoksikimit (helmimit) të 2 ditëve më parë, në aktivitetin e Partisë Demokratike.

 Në vizitën e tij ai shoqërohej nga zv/kryeministrja Ledina Mandia.

Ministri pati kënaqësinë të konstatojë një përmirësim të ndjeshëm të këtyre pacientëve, të cilët pregatiten të lënë spitalin ditën e sotme.

Ndërkohë, sipas informacioneve të referuara nga spitalet rajonale rezulton se gjatë natës dhe paraditen e sotme nuk është paraqitur asnjë rast me shenja të intoksikimit (helmimit) që lidhet me incidentin e para dy ditëve.   

Sa u takon pyetjeve mbi origjinën e këtij helmimi dhe autorëve të mundshëm, do t’ju përgjigjen organet kompetente të shtetit shqiptar.

Të rejat e fundit