Postuar më: 24 Qershor 2017

Njoftim për media

Në mbështetje të Vendimit të Task Forcës për marrjen e masave operacionale për garantimin e zgjedhjeve, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor të veprojnë në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu, Ministria vë në dispozicion të punonjësve të të gjitha niveleve por edhe qytetarëve numrin e gjelbër, pa pagesë, 0800 8111 dhe e-mailet përkatëse: arben.beqiri@shendetesia.gov.al  dhe info@shendetesia.gov.al     

Ministria e Shëndetësisë i kushton një vëmendje të veçantë integritetit të qytetarëve dhe sjelljes së tyre në përputhje me ligjin për moscënimin apo tjetërsimin e vullnetit për një votim të lirë dhe të ndershëm.

Inkurajojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj Ministrie dhe/ose institucioneve të saj të varësisë në shitblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet.

Ministria e Shëndetësisë shpreh vendosshmërinë për marrjen e masave të menjëhershme në rast konstatimi të shkeljes së ligjit zgjedhor.