Postuar më: 02 Gusht 2017

Njoftim për media

Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me kujdes rastin e vështirë të z.Hektor Zenunaj, i datëlindjes 19 Prill 1984, i cili ka dëmtime të shumta nga djegja, e shkaktuar nga shpërthimi i depozites së gazit, në Velipojë, Shkodër.  Ministria e Shëndetësisë në komunikim intensiv me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, bazuar në marrëveshjen ndërmjet dy vendeve për trajtimin e një numri të kufizuar të rasteve të vështira, bëri të mundur që trajtimi i të sëmurit, të ndiqet në një nga qendrat e specializuara të djegie plastikës në Stamboll, Turqi. Rasti paraqitet tepër kritik dhe serioz dhe po bëhet gjithshka që është e mundur për një trajtim sa me të mirë.


Ekipi mjekësor i cili po ndjek trajtimin e z. Zenunaj, është nje ekip i specializuar në rastet e djegieve të gradës së lartë.  Për ndjekjen në vazhdimësi për gjendjen e pacientit do të vazhdohet të komunikohet intensivisht me Republikën e Turqisë, si nga Ministria e Shëndetësisë ashtu edhe nga Ministria e Jashtme nëpërmjet përfaqësivë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Turqi, ku bashkëpunimi dhe komunikimi me të cilët ka qenë tepër efikas, për mbështetjen dhe trajtimin e këtij rasti.