Ditari javor i Ministrisë së Shëndetësisë

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 23 Mars 2014

Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj, mori pjesë në analizën vjetore të FSDKSH-së (FSDKSH – Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor), ku mbajti një fjalim para drejtuesve të institucioneve shëndetësore në vend

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 10 Mars 2015

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi Marrëveshjen Kuadër të Financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), për programin e reformimit dhe modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës – Faza e II-të

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 12 Shkurt 2015

Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Zëvendësministri, z. Klodian Rjepaj dhe punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor, inspektuan qendrat e ofrimit të kujdesit shëndetësor në disa prej zonave më problematike nga përmbytjet e ditëve të fundit në komunat dhe fshatrat e rretheve të Vlorës dhe Fierit

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 19 Janar 2015

Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” përmirëson dhe fuqizon ndjeshëm kapacitetet e shërbimeve falë investimeve të realizara gjatë vitit 2014 në shërbimin e kirurgjisë, reanimacionin dhe atë shërbimit të neonatologjisë, si dhe kabinetin e imazherisë.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 6 Janar 2015

Ndërhyrjet kirurgjikale për transplantin e veshkës kryhen tashmë falas edhe në spitalet jopublike si në ato publike, pa asnjë kosto shtesë.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 24 Nëntor 2014

Fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj në Seancën Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Diskutimi i P/Ligjit të Buxhetit të Shtetit dhe Paketën Fiskale për Vitin 2015 | Tiranë, 17/11/2014

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 17 Nëntor 2014

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, zhvilloi një takim me punonjës e drejtues të Drejtorisë Rajonale Shëndetësore të Durrësit, ku mori pjesë edhe Dr. Klodiana Spahiu, Deputete e PS-së për Durrësin, si dhe drejtues të ISHP-së e institucioneve sistemit të kujdesit shëndetësor në vend, për fillimin e zbatimit për herë të parë të programit të plotë kombëtar të vaksinimit ndaj gripit për punonjëist e shëndetësisë, që kanë kontakt të ngushtë me pacientin.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 11 Nëntor 2014

Në kuadrin e vizitës dy ditore të punës në Itali, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare Ministeriale “Shëndeti në Rajonin e Mesdheut” të organizuar më 27 dhe 28 tetor në Romë, Itali, nga Ministria Italiane e Shëndetësisë, në bashkëpunim me KE në kuadrin e Presidencës italiane të BE-së, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në selinë e Parlamentit Italian në takime pune me Presidenten e Komisionit të Përhershëm të Higjenës dhe Shëndetësisë, znj. Emilia Grazia De Biasi dhe Senatoren znj. Laura Bianconi, anëtare e Komisionit të Përhershëm të Higjenës dhe Shëndetësisë.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 03 Nëntor 2014

Për të gjashtin vit rradhazi, dhjetëra qytetarë, aktivistë të shoqërise civile, deputetë të mazhorancës e opozitës, drejtues të sistemit të kujdesit shëndetësor, përfaqësues e drejtues të Bashkisë së Tiranës, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik e organizatave ndërkombëtare në vend kanë marshuar në Bulevardin "Dëshmoret e Kombit" kundër kancerit të gjirit, një sëmundje, e cila çdo vit në vendin tonë prek me dhjetëra femra.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 11 - 18 Tetor 2014

Në edicionin e tretë të aktivitetit “Flaka e dashurisë dhe solidaritetit”, organizuar në zonën e gjelbër të liqenit të Tiranës nga Organizata e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, ishte i pranishëm edhe Ministri i Shendetësisë, z. Ilir Beqaj, i cili falënderoi organizatorët, të cilët për të disa vite rrjesht kanë organizojnë një aktivitet të tillë, përfshirë edhe vullnetarët që kanë ardhur nga Greqia, Italia dhe Kosova për t'u bërë pjesë e kësaj nismeje.