Ditari javor i Ministrisë së Shëndetësisë

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 10 Tetor 2014

Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë,
Jam veçanërisht i gëzuar, teksa shoh me kënaqësi se, me botimin e këtij dokumenti të rëndësishëm, siç është “Udhëzuesi për Kontrollin Mjekësor Bazë: Për popullatën 40-65 vjeç, rezidente në Shqipëri”, kemi hedhur tashmë një hap të qenësishëm dhe konkret drejt kalimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri në mbulim universal, duke përmbushur kështu, një nga angazhimet tona madhore programore dhe qeverisëse.

Ditari i Ministrisë së Shendetësisë, 18 Shtator 2014

Në zonat ku nuk ka qendra shëndetësore dhe mjekë, në bordin e helikopterëve do të ketë personel mjekësor. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga zv.ministri Klodian Rjepaj dhe z. Christian Vogeli, Drejtor i Shërbimit Vullnetar të Urgjencës Mjekësore, “Emergency Response Albania” në një vizitë në Njësinë e Transportit Mjekësor me Helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë në Ditën Botërore të Ndihmës së Shpejtë, 13/9/20914. Duke folur për mediat e pranishme, Ministri Beqaj shtoi se transporti i urgjencës me helikopter do të fokusohet kryesisht në zonat ku nuk ka qendra shëndetësore.

Ditari, Ministria e Shëndetësisë 4 Gusht 2014

Projektligji i ri i sapomiratuar "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik" është një nismë rregullatore ligjore shumë e rëndësishme, "është pjesë e angazhimeve programore të qeverisë sonë dhe ka si objekt kryesor rregullat për prodhimin, vendosjen në treg, importin, eksportin, tregëtimin, përshkrimin, përdorimin, 

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 21-27 Korrik 2014

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, organizoi një takim me drejtues, mjekë e punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor për të raportuar dhe analizuar ecurinë e punës gjatë 300 ditëve të para në krye të këtij institucioni, në të cilin ishte i ftuar edhe Kryeministri z. Edi Rama.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 7-20 Korrik 2014

Ministria e Shëndetësisë dhe Banka Botërore organizuan një seminar teknik mbi ecurinë e reformës në sektorin farmaceutik në Shqipëri, në të cilin morën pjesë Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, Menaxherja e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Tahseen Sayed, Zëvendësministrja e Shëndetësisë znj. Milva Ekonomi, drejtues, punonjës e specialistë të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, përfaqësues nga partnerët për zhvillim dhe të sektorit farmaceutik.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 30 Qershor - 6 Korrik 2014

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë në Ceremoninë e Hapjes së Kursit të Kualifikimit për drejtuesit e Sistemit Shëndetësor të vendeve ballkanike: “Menaxhimi i Institucioneve të Sistemit Shëndetësor”, që u zhvillua në mjediset e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” (UKZKM), në Tiranë.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 23-29 Qershor 2014

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, me Zyrën e ODC-së (Office for Defence Coorporation), si dhe dymbëdhjetë kadetë nga njësia e kadetëve të rinj të ushtrisë amerikae (Army ROTC - The Reserve Officers' Training Corps), në vijim të zbatimit të programit të “Ndërgjegjësimit për Punën në Komunitet” (Community Aëareness) organizuan një ditë të punës vullnetare për pastrimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e mjediseve të Qendrës Shëndetësore Nr. 1/Pika Nr. 2 në Tiranë.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 16-22 Qershor 2014

Me rastin e përurimit të modelit të ri komunitar të dy shtëpive të reja të mbështetura për kujdesin ndaj çrregullimeve të shëndetit mendor pranë territorit të QSUT, Ministria e Shëndetësisë, organizoi Konferencën “Gjithçka mund të ndryshojë: Rrugë te reja në dobi të shëndetit mendor në Shqipëri”, në bashkëpunim me Komunitetin e Sant’ Egidio-s (Communita di Sant’ Egidio), Zyrën e Bashkëpunimit Italian për Zhvillim në Shqipëri (Cooperazione Italiana allo Sviluppo) dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 9-15 Qershor 2014

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, u prit në një takim pune nga Presidentja e Rajonit të Umbrias, znj. Catiuscia Marini, në Palazzo Donini, në qytetin e Peruxhias, Itali, në qëndër të të cilit ishte diskutimi për fushat e bashkëpunimit të ndërsjelltë, në kuadër të “Memorandumit të Mirëkuptimit” që pritet të nënshkruhet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe këtij Rajoni.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 2-8 Qershor 2014


Në mbledhjen e datës 4 Qershor 2014, Qeveria vendosi për të dërguar në Parlament një projektligj, i cili sjell disa ndryshime në ligjin e miratuar në vitin 2006, për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit.