Ditari javor i Ministrisë së Shëndetësisë

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 26 Maj - 1 Qershor 2014

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, vizitoi Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë me rastin e nisjes së programit të dezinsektimit në këtë zonë, në vijim të planit të kontrollit të integruar të mushkonjës të lançuar një javë më parë në zonën e Butrintit. Në takimin ku ishin të pranishëm edhe Deputeti i Partisë Socialiste z. Erion Braçe, Kryetari i Bashkisë së Divjakës, z. Fred Kokoneshi, përfaqësues të tjerë të qeverisjes vendore dhe përfaqësues të OJF-ve mjedisore në vend, si dhe specialistë të shëndetit publik, z. Beqaj theksoi midis të tjerash risinë që solli përdorimi i teknikave të reja të dezinsektimit nëpërmjet agjentëve biologjikë në këtë program, të cilat luajnë një rol vendimtar jo vetëm për kontrollin e mushkonjave, por janë edhe tërësisht të padëmshme për shëndetine njerëzve dhe miqësore ndaj mjedisit.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 19-25 Maj 2014

Zbatimi i proçesit të dezinsektimit të zonave bregdetare, një proçes i ri dhe bashkëkohor, ka nisur nga Butrinti ditën e shtunë, datë 18/05/2014, pas më shumë se 20 vitesh. “Do jetë një proçes që do të vazhdojë për më shumë se 5 vjet, bazuar në planin e kërkimit dhe zbatimit. Ndërkohë, mënyra se si do t’i afrohesh mushkonjës do të jetë një mënyrë e hartuar, e segmentizuar për zona të ndryshme të vendit dhe teknologjia dhe teknikat do të jenë të ndryshme”,- tha Zv/Ministrja e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi. Ekonomi falenderoi për përpjekjen e madhe të Institutit të Shëndetit Publik, të pushtetit vendor, për të arritur deri këtu. Por, sipas Zv/Ministres, këto zotime duhet të shkojnë pak më tej dhe pushteti vendor duhet pas kësaj eksperience të marrë në dorë kryerje veprimesh dhe sidomos monitorim.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 5-18 Maj 2014

Në Ditën Botërore të Talasemisë, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë në takimin “Prindër-Pacientë-Mjekë” me temë: “Do të doja t’ju dërgoja një mesazh njerëzve që nuk e njohin Talaseminë; Unë jam si një person normal, jam i aftë të merrem me sport, të punoj, të studioj, të martohem pa probleme,” të organizuar nga Shoqata e Talasemikëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fakultetin e Mjekësisë.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 28 Prill - 4 Maj 2014

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë në çeljen e ciklit të kurseve të trajnimit prej 20 leksionesh me temë “Sëmundjet e Arterieve Koronare”, që organizohet për mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes në të gjithë Shqipërinë, i cili parashikohet të zgjasë për një periudhë tre-vjeçare.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 21-27 Prill 2014

Në vazhdimësinë e takimeve midis dikastereve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, në Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës u zhvillua një takim i përbashkët i ekipeve të dy ministrive. Gjatë këtij takimi, Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj dhe homologu i tij z. Ferid Agani nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 14-20 Prill 2014

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor miratoi në mbledhjen e Këshillit Administrativ projekt/vendimin për financimin e paketave të plota të disa shërbimeve të nefrologjisë, të kardiologjisë, kardiokirurgjisë dhe implantin koklear. Më konkretisht, bëhet fjalë për 10 shërbime spitalore: 1.Dializa, 2.Transplanti i veshkave, 3.Terapia e flakjes akute, 4.Pacemaker definitiv, 5.Angiografi koronare, 6.Angioplastikë koronare, 7.Interventet valvolare, 8.Interventet kongenitale, 9.Bypass koronare, 10.Implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi.

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 7-13 Prill 2014

Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor prezantuan gjashtë paketat e reja të shërbimeve shëndetësore për kardiologjinë dhe kardiokirurgjinë invazive. Pacientët do të mund ta marrin këtë shërbim falas jo vetëm në spitalet publike, por për herë të parë edhe në spitalet private. Ky sektor do të shihet si komplementar në dhënien e këtyre shërbimeve dhe do të financohet në bazë të kostove të mirëpërcaktuara, por gjithmonë duke patur prioritet përmirësimin dhe zgjerimin e kapaciteteve në sektorin publik. 

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 31 Mars - 6 Prill 2014

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 2 Prill 2014, qeveria mori vendimin për përcaktimin e mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 40 - 65 vjeç. Të gjithë qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të grupmoshës 40 deri në 65 vjeç, pa dallim nëse janë ose jo sot të siguruar, do të mund të bëjnë kontroll bazë shëndetësor pa pagesë. 
Ky aksion, që do të jetë i përvitshëm, do të realizohet në të gjithë qendrat e kujdesit shëndetësor të Republikës së Shqipërisë dhe do të financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 24-30 Mars 2014

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë në konferencën e organizuar për Prezantimin e Parë Publik të Paketës së Kontrollit Shëndetësor Bazë të popullsisë së grupmoshës 40-65 vjeç dhe protokolleve përkatëse të zbatimit të saj.
Kontrolli Shëndetësor Bazë është një program kombëtar, pa pagesë për përfituesit e tij, që synon depistimin e popullatës përfaktorët e rrezikut dhe sëmundshmërinë më prevalente me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve

Ditari i Ministrisë së Shëndetësisë, 10-23 Mars 2014

Lista e re e sapomiratuar e barnave të rimbursueshme përmban 56 barna të reja, ose sa katër vitet e fundit të marra së bashku, duke e çuar në 477 numrin e barnave në listën e rimbursimit, është një tregues i qartë i prioritetit që ka Qeveria për kujdesin shëndetësor. Lista është zgjeruar për të gjitha kategoritë, po në fokus janë fëmijët, gratë shtatzëna, pensionistët, të sëmurët me kancer dhe të verbërit. Me listën e këtij viti do të kemi përmirësim të ndjeshëm në trajtimin e shumë