Mbulim Universal, Barna #FALAS për 600 mijë të pasiguruar

Postuar më: 23 Janar 2017
600 mijë shqiptarë, nga fillimi i këtij viti do të marrin falas ilaçet nga gjithë lista e ilaçeve të rimbursueshme. Ata janë qytetarë të pasiguruar, të cilët janë në vështirësi dhe që deri dje duhet të paguanin me para në dorë, te gjitha barnat e përshkruara nga mjekët - një hap i rëndësishëm ky, drejt rilindjes së shëndetësisë përmes mbulimit universal dhe shëndetësisë falas për të gjithë.

Buxheti 2017, Financimi më i madh publik i Shëndetësisë në 25 vjet!

Postuar më: 02 Dhjetor 2016
Fjala e Ministrit Beqaj, në seancën plenare në Kuvend – 1/12/2016 - për votimin në parim të Projektbuxhetit 2017, i cili është edher financimi më i madh publik i sektorit në 25 vjet, duke finalizuar një përpjekje të madhe e të vazhdueshme, të këtij mandati qeverisës, për të rilindur sistemin e bjerrur të shëndetësisë që trashëguam kur ne morëm detyrën.

Beqaj: UFSH, partner në rrugën e vështirë të reformës së shërbimit farmaceutik

Postuar më: 27 Tetor 2016
Fjala e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në ceremoninë e organizuar për 10-vjetorin e krijimit të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë

Inovacioni dhe teknologjia, më shumë shpresë në betejën kundër kancerit

Postuar më: 14 Tetor 2016
Fjala e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në Kongresin e 3-të i EUASSO-s, ​Shoqatës Europiano-Aziatike për Onkologjinë Kirurgjike: “Inovacioni & Teknologjitë e Reja në Onkologjinë Kirurgjike” - Tiranë, 14 tetor 2016

Beqaj: Informacioni, një nga 5 shtyllat e Programit të Qeverisë për Mbulim Universal

Postuar më: 04 Maj 2016
Informacioni shëndetësor është një nga 5 shtyllat kryesore të zbatimit të Programit të Qeverisë për Mbulim Universal thotë Ministri Beqaj në Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik: “Health indicators as an important tool for strengthening health information systems in the European Region – Treguesi e Shëndetit si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemeve të informacionit shëndetësor në Rajonin Evropian”.

Beqaj: 100 milion lekë për blerjen e protezave të Spitalit të Traumës

Postuar më: 22 Prill 2016
Plot 100 milionë lekë do të përdoren për blerjen e protezave për pacientët që kanë pësuar trauma të ndryshme. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj sot (22/04/2016) gjatë Konferencës së 2-të Kombëtare të Traumës.

Beqaj: Krijojmë kushtet që profesionistët e rinj të shëndetit të shërbejnë me cilësi

Postuar më: 06 Prill 2016
Dje në Takimin e Ceremonisë së Diplomimit të Studentëve të Universitetit të Mjekësisë. Është një lajm i gëzuar që trupës së profesionistëve të shëndetit në vend, i shtohen 1469 studentë të diplomuar në vitin akademik 2014-2015. Është nevoja për Mbulim Universal, Akses Universal, dhe padyshim, Cilësi Universale. Dhe, Cilësia Universale nuk mund të ofrohet nëse nuk kemi, veç të tjerash, edhe një trupë të profesionistëve të shëndetësisë të aftë, të përkushtuar, të motivuar dhe padyshim të mirëpaguar. Nevojat për mjekë janë të domosdoshme, prandaj kemi ndërmarrë një reformë rrënjësore që profesionistët e rinj të shëndetit ta ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen e tyre profesionale dhe familjare.

Drejt një sistemi të vetëm të integruar të informacionit shëndetësor

Postuar më: 15 Mars 2016
Në Takimin për paraqitjen e Manualit të Treguesve Shëndetësorë për Shqipërinë të organizuar nga ISHP dhe Zyra e UNICEF-it në Tiranë, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj thotë se jemi në rrugën e duhur drejt krijimit të një sistemi të vetëm të integruar të informacionit shëndetësor. Për herë të parë hartohen 92 tregues të unifikuar të shëndetit të shqiptarëve, ndërkohë që nismat e ndërmarra në 2 vjet e gjysëm në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit janë elementë themelorë në rrugën e garantimit të angazhimit për Mbulim Universal apo Shëndetësinë Falas.

Nga 1 shkurti, mamografia është FALAS për çdo grua shqiptare!

Postuar më: 04 Shkurt 2016
Replika e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, me Opozitën në Kuvend, 4/2/2016: Nga 1 shkurti, mamografia është FALAS për çdo grua shqiptare! Asnjë investim në 8 vjet qeverisje nga PD për urgjencën!

Beqaj: Regjistrohen 125 barna të rinj origjinatorë që prej 1 janarit 2014

Postuar më: 01 Shkurt 2016
Fjala e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Konferencën Vjetore me temë: “Sfida dhe Alternativa të Reja në Parandalimin dhe Mjekimin e Tromboembolive me Antikoagulantë”, të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Neurologjisë, Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë, Shoqata Shqiptare e Hipertensionit dhe Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.
600 mijë shqiptarë, nga fillimi i këtij viti do të marrin falas ilaçet nga gjithë lista e ilaçeve të rimbursueshme. Ata janë qytetarë të(...) 23-01-2017