Receta elektronike, fund korrupsionit të rimbursimeve

Postuar më: 19 Janar 2016
Në qarkun e Durrësit, nga 1 nëntori 2015 ka nisur programi i zëvendësimit të recetave të vjetra, të lëshuara me dorë nga mjeku, me recetën elektronike. Receta elektronike është program i teknologjisë së informacionit që mundëson gjenerimin, transmetimin dhe plotësimin e recetave mjekësore, duke zëvendësuar përdorimin e recetave letër. Nëpërmjet këtij sistemi, mjeku harton dhe transmeton në mënyrë elektronike një recetë dhe po ashtu, edhe farmacisti ekzekuton në mënyrë elektronike recetën. Ky sistem i jep mundësinë FSDKSH-së të monitorojë dhe të kontrollojë në kohë reale dhe të rimbursojë recetën elektronike. Gjatë këtyre dy muajve, 129 mjekë dhe 75 farmaci kanë vepruar vetëm me recetën elektronike dhe janë lëshuar 29,646 receta për 13,483 pacientë.

Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus

Postuar më: 10 Nëntor 2015
Fjala e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në Konferencën: “Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus,” ku u prezantuan për herë të parë gjetjet e para dhe rezultatet në kuadrin e zbatimit të Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë 40-65 vjeç - 10/11/2015

Krijojmë një marrëdhënie të rëndësishme të qytetarit me kujdesin e tij shëndetësor

Postuar më: 09 Nëntor 2015
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke rrëzuar akuzat e opozitës thotë se autoritetet garantojnë çdo qytetar për cilësinë e çdo bari që hyn në tregun shqiptar, dhe se ndryshimet e fundit ligjore nuk kanë cënuar cilësinë e barnave. Beqaj gjatë intervistës (9/11/2015) në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Report TV, u shpreh gjithashtu se projekti i Qeverisë për kontrollin mjekësor bazë për të gjithë qytetarët nga mosha 40 deri në 65 vjeç do t’i heqë vendit një barrë të madhe që vjen nga kurimi i sëmundjeve në një fazë të vonuar.

Beqaj: Keqardhje për Opozitën që bën politikë me sëmundjen!

Postuar më: 05 Nëntor 2015
Replika e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, së seancën e sotshme plenare (05/11/2015) në Kuvendin e Shqipërisë.

Beqaj: Asnjë qindarkë rritje të çmimit të barnave në vend vitin e ardhshëm!

Postuar më: 29 Tetor 2015
Replika e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, së seancën e sotshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë: Asnjë qindarkë rritje të çmimit të barnave në vend vitin e ardhshëm! Tiranë, 29/10/2015

2 vjet betejë kundër kancerit!

Postuar më: 21 Tetor 2015
Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë sot (21/10/2015) në Konferencën e III-të vjetore Ndërkombëtare për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës: “Të vendosur kundër kancerit, krah gruas për parandalim”, të organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik, në kuadër te fushatës kombëtare për ndërgjegjësimin e popullatës për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës, në bashkëpunim me Shërbimin e Onkologjisë në QSU "Nënë Tereza", Shoqatën e Onkologëve të Shqipërisë, Institutin Evropian të Onkologjisë në Milano (IEO) dhe nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmirësojmë rrënjësisht kujdesin shëndetësor për shqiptarët

Postuar më: 16 Tetor 2015
Diskutimi i Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në Seancën Plenare të Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik - Tiranë, 15/10/2015

Sfidat e arsimit të lartë mjekësor

Postuar më: 06 Tetor 2015
Sfidat e arsimit të lartë mjekësor - Fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në Konferencën e III-të Pedagogjike të Fakultetit të Mjekësisë, UMT, “Sfidat e Arsimit të Lartë Mjekësor,” të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Beqaj me ANEA: Lufta kundër kancerit, Shqipëria histori suksesi

Postuar më: 17 Shtator 2015
Lufta kundër kancerit, Shqipëria histori suksesi - Deklaratë e Delegacionit Shqiptar në Sesionin e 59-të të Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore mbajtur nga Sh.T.Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, Republika e Shqipërisë

Akses dhe cilësi në shërbimet shëndetësore për çdo fëmijë

Postuar më: 11 Shtator 2015
Akses dhe cilësi në shërbimet shëndetësore për çdo fëmijë - Fjala e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Forumin Kombëtar “Garë për Mbijetesë”të zhvilluar në kuadrin e fushatës globale të organizuar nga “Save the Children”me qëllim ndërgjegjësimin për çështje që lidhen me shërbimin e kujdesit shëndetësor, arsimin dhe mirëqënien e fëmijëve
600 mijë shqiptarë, nga fillimi i këtij viti do të marrin falas ilaçet nga gjithë lista e ilaçeve të rimbursueshme. Ata janë qytetarë të(...) 23-01-2017