Postuar më: 14 Tetor 2016

Inovacioni dhe teknologjia, më shumë shpresë në betejën kundër kancerit

Inovacioni dhe teknologjia, më shumë shpresë në betejën kundër kancerit

Fjala e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në Kongresin e 3-të i EUASSO-s ​(Shoqatës Europiano-Aziatike për Onkologjinë Kirurgjike): “Inovacioni & Teknologjitë e Reja në Onkologjinë Kirurgjike”

14 Tetor 2016

Të nderuar pjesëmarrës,

Të dashur miq,

Është një kënaqësi e veçantë për mua dhe jam i tepër i nderuar që Tirana mikpret një ngjarje kaq të rëndësishme shkencore, siç është Kongresi i 3-të i Shoqatës Europiano-Aziatike për Onkologjinë Kirurgjike.

Në një botë ku burimet për kërkime mjekësore po kufizohen përherë e më tepër, mjekët dhe shkencëtarët e vendit tim kanë nevojë për mundësitë që ofrojnë organizata të tilla si EUASSO-ja, si dhe përfitimet e mundshme që burojnë nga një platformë e tillë e shkëlqyer e shkëmbimit të njohurive klinike dhe shkencore.

Procesi i nxënies dhe përmirësimit me kalimin e kohës të përpjekjeve dhe aftësive të qenësishme kërkimore, do të mund të japë frytet e veta në përsosjen e mënyrave se si ne e diagnostikojmë dhe trajtojmë kancerin. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, duke vijuar me mbështetjen e mjekëve tanë të dhe shkencëtarëve tanë të jashtëzakonshëm, të cilat kanë bërë kaq shumë përparim deri më sot.

Është gjithashtu një rastësi e këndshme, që ky aktivitet po zhvillohet në tetor, muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një kohë kur bëhet më e qartë se kurrë për të parë dhe kuptuar nevojën e vazhdueshme për kërkim, edukim, trajtim mbështetës dhe përkrahje.

Do të ishte mirë, gjithashtu, nëse do të mund të flisnim çdo ditë të vitit për kancerin ashtu siç flasim sot, pasi çdo vit, shumë shqiptarë preken nga dhimbja dhe vuajtjet që shkakton beteja me këtë sëmundje që është shkaku i dytë më i madh i vdekjeve.

Mijëra shqiptare diagnostikohen me kancer çdo vit, dhe disa qindra e humbasin betejën me këtë sëmundje.

Gjatë muajit kombëtar të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ne nderojmë të gjithë ato që kanë humbur jetën e tyre nga kanceri i gjirit dhe përshëndesim ato që me guxim mbijetojnë, duke vijuar betejën e tyre me këtë sëmundje.

Aktivitete të tilla janë gjithashtu një vlerësim për këta individë dhe të dashurit e tyre, që me vullnet të pathyeshëm ofrojnë me këmbëngulje mbështetjen e tyre në kohë të vështira.

Kjo është edhe arsyeja themelore përse ne angazhohemi në punën tonë për përmbushjen e kërkesave thelbësore dhe të domosdoshme për sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tanë që vuajnë nga të gjithë format e kancerit.

Të dashur miq,

Diagnostikimi i herëshm dhe trajtimi mund të shpëtojnë jetë. Dhe me këtë synim në themel të përpjekjeve tona, që kur morrëm detyrën në Shtator 2013, kemi punuar për ta bërë realitet shërbimin cilësor mjekësor dhe përsosjen e kujdesit shëndetësor për më shumë shqiptarë.

Me Mbulimi Universal Shëndetësor si shtyllë themelore e Programit tonë Qeverisës për sektorin e kujdesit shëndetësor, ne ofruam një program kombëtar të kontrollit bazë shëndetësor pa pagesë për 900 mijë shqiptarë rezidentë të grupmoshës 40-65 vjeç. Ky program, përfshin ndërmjet të tjerash, edhe testin e feçes-gjak okult, një ekzaminim i rëndësishëm për parandalimin dhe diagnostikimin e kancerit kolorektal.

Dy njësitë e mamografisë së lëvizshme kanë realizuar deri më sot 10 mijë ekzaminime, duke e zgjeruar shërbimin parandalues të depistimit falas me anë të mamografisë edhe për gratë në zonat me akses të kufizuar.

Në maj 2015, Shqipëria u nderua me çmimin ndërkombëtar të OBSH-së “Jo Duhanit”, në shenjë vlerësimi të vendosmërisë dhe përpjekjeve të papërkulshme në luftën kundër epidemisë së përdorimit të duhanit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Shtuam 25 barna të reja anti-tumorale në listën e rimbursimit, ndërkohë që dyfishuam, dhe e rritëm edhe më shumë furnizimin me barna citostatikë për shërbimet tona spitalore.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka tashmë një qendër moderne radioterapie, e cila operon gjithashtu një shërbim modern të mjekësisë bërthamore dhe spitalin e rinkonstruktuar të shërbimit ditor. Një LINAC i dytë do të instalohet së afërtmi në këtë qendër ekselence.

Shërbimi paliativ ofrohet gjithashtu për herë të parë jashtë Tirane, në Durrës dhe në Shkodër, dhe do të zgjerohet shumë shpejt edhe në rajone të tjera, pasi jemi duke përmirësuar ndjeshëm përpjekjet tona për qasje dhe kujdes të personalizuar ndaj pacientëve me sëmundje tumorale.

Përpjekjet tona gjatë viteve të fundit kanë sjellë përparim të madh në mënyrën se si e diagnostikojmë dhe e trajtojmë kancerin për ata që vuajnë nga kjo sëmundje, dhe është e rëndësishme që të ecim më tej në këtë rrugë.

Në këtë muaj, me vendosjen e shiritave rozë dhe shfaqjen e tyre në të gjithë vendin, le të shprehim solidaritetin me të mbijetuarit nga kanceri i gjirit dhe të rikonfirmojmë angazhimin tonë për rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit për këtë sëmundje. Gjithashtu, le të falënderojmë aktivistët e panumërt, profesionistët e mjekësisë dhe kujdestarët që ia kushtojnë jetën e tyre betejës për një botë pa kancer të gjirit, dhe të gjithë së bashku, le të kryejë misionin tonë në luftën e përbashkët kundër kancerit.

I nxis të gjithë qytetarët dhe grupet e interesuara që t’ju bashkohen aktiviteteve që kanë për qëllim rristjen e shkallës së ndërgjegjësimit të asaj çka shqiptarët mund të bëjnë për parandalimin e kancerit të gjirit.

Së fundi, më lejoni t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj suksese me punimet e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm!

Faleminderit!

---###---


The Speech delievered by the Minister of Health, Mr. Ilir Beqaj, in the 3rd EUASSO Congress: “Innovation & New Technologies in Surgical Oncology”

October 14th, 2016

Honorable participants,

Dear friends,

It is with great pleasure and I am honored that we are hosting in Tirana an important scientific event, such as the 3rd European Asian Society of Surgical Oncology.

In a world where resources for medical research are dwindling, my country’s medical practitioners and scientists need organizations like EUASSO to help them benefit from such an excellent platform of exchanging clinical and scientific knowledge.

Building on and improving critical research efforts and skills over time, shall yield progress in how we diagnose and treat cancer. That is what we are doing, while continuing to support our outstanding physicians and scientists who have made so much progress possible to date.

It is also a nice coincidence that this event is taking place in October, the Breast Cancer Awareness Month, when it becomes all too clear to see and understand about the continued need for research, education, treatment support, and advocacy.

It would be great if we were talking about cancer like this every day of the year, as every year, too many Albanians are touched by the pain and hardship caused by cancer, a disease that is the second-leading causes of death.

Thousands of Albanians will be diagnosed with cancer this year, and some hundreds will lose their battle with this disease.

During National Breast Cancer Awareness Month, we honor all those who lost their lives to breast cancer, and we recognize the courageous survivors who are still fighting it.

Event like this, pay also a tribute to these individuals and their loved ones, who give their unwavering support during the most trying times.

That is why we recommit ourselves to the essential and necessary work of providing for a better future of our fellow citizens suffering from cancer in all its forms.

Dear friends,

Early detection and treatment can save lives. Since we took office back in September 2013, we have worked to make quality medical services and health care for cancer a reality for more Albanians.

With Universal Health Coverage being the overarching pillar of our Government Program for the healthcare sector, we launched a nationwide program of primary care of free annual check-ups for 900 thousand Albanian residents aged 40-65. It includes, among others, a fecal occult blood test, which is important in preventing and diagnosing colorectal cancer.

The two new mobile mammography units have given so far 10 thousand women expanded access to preventive services to free screening tests such as mammograms, with no out-of-pocket costs.

Women also in remote areas can no longer be denied coverage because of a pre-existing condition, including a family history of breast cancer.

In May 2015, Albania was honored with the WHO’s World No Tobacco Award in appreciation of its commitment and relentless efforts to fight the epidemic of tobacco use and protect public health.

25 new anti-tumoral drugs have been added to the reimbursable list of medicines, while we have more than doubled the supply of cytostatic drugs for our public hospital services.

The “Mother Teresa” University Hospital Center in Tirana has now a new modern radiotherapy centre, which is also running a modern nuclear medicine service and a newly refurbished daycare hospital. A second LINAC will be deployed soon in this center of excellence.

Palliative care is also being offered for the first time outside Tirana in Durrës and Shkodër, and will be expanded soon in other regions, as we are pursuing new oncology-focused efforts to advance access to personalized care.

Our efforts over the past few years have yielded great progress in how we diagnose and treat cancer for those suffering from this disease, and it is crucial that we keep building on these successes.

This month, with bold pink ribbons displayed proudly across the country, we stand in solidarity with breast cancer survivors and reaffirm our commitment to raising awareness of this disease. Let us thank the countless activists, medical professionals and caregivers who dedicate their lives to fighting for a world without breast cancer, and together, let us carry out our mission in the joint fight against cancer.

I encourage citizens and all other interested groups to join in activities that will increase awareness of what Albanians can do to prevent breast cancer.

Finally, let me congratulate and wish every success with your work in such an important event!

Thank you!

---###---