Postuar më: 15 Mars 2018

Manastirliu: Skema e re efikase kundër abuzuesve, fund korrupsionit e klientelizmit partiak

Opozita jo vetëm që nuk ju referua fakteve por dha shifra dhe citime të rreme. Psh, Banka Botërore nuk ka thënë kurrë, siç thatë ju, që 70 % e qytetarëve që meritojnë ndihmën ekonomike, janë të përjashtuar! Ku e gjetët ju këtë? Banka Botërore ka reaguar në një deklaratë të datës 6 Mars, ku flet për të pavërtetat mediatike lidhur me ndihmën ekonomike, sidoqoftë kjo është puna juaj por siç e ka treguar koha, kush i bën njerëzit për budallenj, e paguan kur njerëzit votojnë. Opozita për fat të keq po sulmon reformën më të rëndësishme, për sistemin e mbrojtjes sociale. Në fakt për hir të së vërtetës e nisi vetë në 2012, pas sugjerimit të Bankës Botërore, por nuk pati kurajon ta çonte deri në fund, madje nuk pati kurajon as ta fillonte këtë reformë. Bëri vetëm një hap, hapin e dërgimit në parlament të marrëveshjes, e cila u miratua me shumicë votash dhe me një vendim qeverie, miratoi variablat dhe koefiçientët e formulës, e cila u fut në sirtar.
Po cili është sistemi që me dhëmbë kërkon të mbajë opozita? Sistemi i 23 mijë abuzuesve? Vetëm nga verifikimet derë më derë u verifikuan 23 mijë familje që merrnin ndihmë ekonomike në kurriz të atyre që kishin nevojë për bukën e gojës. Për çfarë ju qan zemra? Sepse administratorët socialë ishin kthyer në pazarxhinj, që e përdornin skemën e ndihës ekonomike për favore politike, apo për një grusht votash, apo më keq akoma, kur këshillat bashkiak vendosnin të shpërblenin veten me pagesat e ndihmës ekonomike.
Kam dëgjuar këtë javë fatkeqsisht, përfaqësues të opozitës që bërtasin për frikën e shtimit të familjeve para zgjedhjeve. Është e qartë që ata e njohin mirë këtë skemë, skemë që e përdornin rregullisht. Paratë e ndihmës ekonomike përdoreshin për të blerë vota dhe nuk është rastësi që shumëfishoheshin përfituesit pak muaj para zgjedhjeve. Por filozofia juaj e mbajtjes peng të familjeve të varfra ka rënë një herë e mirë! Sot sistemi elektronik nuk e lejon të keqpërdoret apo abuzohet me fondet e ndihmës ekonomike.
Vetëm 22 % ishte mbulimi i varfërisë nga skema që opozita kërkon me çdo kusht që ta mbajë në këmbë! E fundit por jo për nga rëndësia është një fakt që njehson skemën e vjetër me filozofinë tuaj: Mbajtjen peng të familjeve me pagesa “tallëse”, për hir të rritjes artificiale të numrit të përfituesve.
Kjo opozitë që sot shqetësohet për varfërinë e dini ju se me 3.7 mld lekë që i alokonte nga buxheti skemës së ndihmës ekonomike, mbante në skemë 104 mijë familje, me pagesa qesharake 6 mijë lekë të vjetra, 8 mij lekë të vjetra, 10 mijë lekë të vjetra, thjesht për t’i përdorur sa herë votohej për përfitime politike. Ndaj është e qartë pse opozita kërkon ta mbaj në këmbë këtë sistem të degraduar të shpërdorimit të parave të takasapaguesve shqiptarë.
Këto janë boll arsye pse skema e ndihmës ekonomike duhej të reformohej. Banka Botërore e sugjeroi këtë që në vitin 2012.
Duhet kuptuar që në krye të herës që reformimi i ndihmës ekonomike niset nga një vision: Se të varfërit nuk ndihmohen duke u mbajtur për vite për dekada të tëra në skemë, por duke i ndihmuar përmes riaftësimit profesional, përmes punësimit. Qeveria jo vetëm që nuk ka në plan shkurtimin e fondeve për skemën e ndihmës ekonomike, por ka rritur me 27 % nga viti 2013 buxhetin e programit të ndihmës ekonomike, duke rritur përfitimet për familje që kanë më shumë nevojë dhe shënjestruar më mirë familjet e varfëra. Gjithashtu Qeveria jep të gjithë subvencionet shtesë, duke filluar nga subvensioni për fëmijët për mosbraktisjen e shkollës, tek subvencioni për energjisë elektrike, shërbimet shëndetësore, strehimin, në të gjithë komponentët e saj.
Reformimi i ndihmës ekonomike, ka një target të caktuar. Jo më 22 % të mbulimit të familjeve të varfra po mbi 60% e familjeve të varfëra do të mbulohet nga skema e ndihmës ekonomike, pra tre herë më shumë se në vitin 2013! Dhe bëhet fjalë për familje vërtet të varfëra, të cilat I targeton ky sistem që po e implementojmë në të gjithë vendin.
Vetëm në 2 muajit e parë, rezulton se në 21 bashki, si Ura Vajgurore, Sarandë, Cërrik, Devoll, Maliq, Divjakë e të tjera bashki, kanë rritje të numrit të përfituesve krahasuar me vitin 2017.
Skema e ndihmës ekonomike nuk ka më kritere përjashtuese, të cilat linin më përpara 60 % të familjeve që ishin vërtetë në nevojë për të marrë ndihmën ekonomike. Skema e vjetër që ju shqetësoheni, nuk lejonte familjet as që të aplikonin në skemë vetëm sepse kishin ndryshuar vendbanimin, jo vetëm kaq, por nëse nuk plotësoheshin 1 prej 9 dokumentave, që kërkoheshin për të aplikuar në skemë siç ishte çertifikata e pronësisë, automatikisht familjet nuk e përfitonin ndihmën ekonomike. Ne e kemi hequr “malin” e dokumenteve që duheshin për për të aplikuar për ndihmën ekonomike. Sot duhen vetëm me dy dokumente për përfitimin e ndihmës ekonomike!
-    Familja e Shkëlzenit më 6 anëtarë në Shkodër, në varfëri ekstreme, nuk përfitonte ndihmën ekonomike vetëm sepse kishte ndryshuar vendbanimin. Me skemën e re, e cila nuk ka më kritere përjashtuese, jo familja e Shkëlzenit përfiton ndihmë ekonomike.
-    Elona është një grua kryefamiljare në Kastriot të Dibrës, pa asnjë të ardhur për të rritur fëmijët e saj. Por asnjëherë nuk u përzgjodh nga administratorët vendorë për të qenë pjesë e ndihmës ekonomike. Sot përfiton ndihmë ekonomike.
-    Familja e Gurit në Maliq të Korcës, nuk përfitonte ndihmë ekonomike sepse nuk plotësonte dotë dokumentin e tokës, 1 nga 9 dokumentet që kërkoheshin për të aplikuar me skemën e vjetër. Sot është bërë për herë të parë përfitues I ndihmës ekonomike me heqjen e këtij kriteri përjashtues.
-    është bërë për herë të parë përfitues I ndihmës ekonomike me heqjen e këtij kriteri përjashtues
-    Po kështu familja e Nazimes, kryefamiljare, në Libohovë të Gjirokastrës nuk plotësonte dot dokumentacionin që kërkohej; familja e Demirit në Kukës me 10 anëtarë; e Agimit në Belsh; e Fluturies në Kashar, mijëra familje që skema e vjetër I përjashtonte padrejtësisht, sot përfitojnë ndihmën ekonomike që ju takon!
Vetëm në 2 muajt e parë të implementimit të skemës së re janë 10,063 familje në nevojë që PËR HERË TË PARË përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike si rezultat I heqjes së kritereve përjashtuese që kishte skema e vjetër!
Risi absolute e skemës është se nuk ka më ndihmë të pjesshme por vetëm ndihmë të plotë për familjet në nevojë.
-    E di mirë këtë familja e Islamit në Gramsh, e cila deri në Dhjetor 2017 përfitonte 2100 lekë në muaj ndihmë ekonomike. Sot përfion 8000 lekë në muaj. 4 herë më shumë!
-    Familja e Astritit në Cërrik, e cila deri dje merrte një pagesë tallëse prej 800 lekësh në muaj. Sot përfiton 6480 lekë në muaj. 8 herë më shumë!
-    Familja e Bektashitë në Durrës, e cila deri dje përfitonte 2000 lekë në muaj. Sot përfiton 6400 lekë në muaj. 3 herë më shumë!
-    Familja e Manthios në Sarandë, e cila përfitonte 1600 lekë nga ndihma ekonomike. Sot përfiton 4860 lekë. 3 herë më shumë!
-    Familja e Namikut në Fier me skemën e vjetër përfitonte 1067 lekë. Sot përfiton 8000 lekë. 8 herë më shumë!
Si këto familje që deri në Dhjetor 2017 merrnin ndihmë ekonomike qesharake, janë 15 mijë familje që kanë përfituar rritje të pagesës së ndihmës ekonomike. Nga Janari 2018 këto familje marrin ndihmë ekonomike të plotë!
Sistemi i ri elektronik i jep fund subjektivizmave të administratorëve lokalë, deklarimeve të rreme dhe abuzivizmit me fondet e ndihmës ekonomike dhe mbi të gjitha, mungesës së transparencës! Shpërdorim i paimagjinueshëm, jo me 5 apo 6 por mijëra raste kur ndihma ekonomike i shkonte familjeve me vila, makina e biznese, duke lënë jashtë familjet pa asnjë të ardhur, në varfëri të thellë.
Janë 19.780 raste abusive për mospërputhje në deklarime dhe deklarime të rreme. Po, është e vërtetë këto raste përjashtohen automatikisht nga sistemi.
Është një legjendë urbane që frigoriferi, televizori, soba, bolieri të përjashtojnë nga ndihma ekonomike. Por ka një të vërtetë këtu, nëse do të mbanim formulën e projektuar me atë VKM –në e famshme, me atë hapin e fundit që ju bëtë dhe pastaj nuk kishit më kurajo ta vazhdonit reformën, po, këto do të ishin kritere skualifikuese.
E them me përgjegjësi të plotë se as televizori, as frigoriferi, as bolieri, as të ardhurat nga emigracioni, as pensioni minimal nuk janë më kritere përjashtuese. Por ne jemi të vetëdijshëm, jemi të vetëdijshëm që reforma e shtrirjes së skemës së ndihmës ekonomike në të gjithë Shqipërinë ka vetëm dy muaj që ka nisur. Edhe pse opozita ka qenë e angazhuar për të trokitur derë më derë për të prodhuar kronika dhe për të bërë tur me foto poza, ne jemi të gjithë në terren. Me përulësi dhe përgjegjësi do të shkojmë tek çdo qytetarë, i cili ka ankesë, ka pretendim që mund të ketë ngelur I pa përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike.
Të gjithë specialistët e shërbimit social, në të gjitha qarqet, kanë dalë derë më derë në terren për të verifikuar çdo qytetar që nuk është përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike. Ky është një sistem dinamik dhe ndryshe nga I mëparëshmi, ky sistem nuk të përjashton. Pikërisht falë këtyre verifikimeve në terren janë rifutur në skemë në muajin Shkurt 2584 familje më shumë se në muajin Janar.
Nga an tjetër, sistemi elektronik mundëson sot verifikimin e deklaratave reale të aplikantëve për gjendjen e tyre social ekonomike, sepse informacioni kryqëzohet me të gjitha sistemet online, si në sistemin e tatim taksave, të hipotekave, të gjendjes civile, të zyrave të punës, zyrën e regjistrimit të pasurive të paluejtshme, etj.
Patjetër ky është një sistem që të verifikon nëse gënjen. Ky është një sistem që nuk të lejon të abuzosh dot. Ky është një sistem që targeton familjet më të varfra. E thotë Banka Botërore, e cila përmes një letre zyrtare në datën 8 Mars inkurajon qeverinë shqiptare për vijimin e reformës dhe citoj shprehjen e saj: “Progresi i arritur deri tani në zbatimin e projektit është vlerësuar si i kënaqshim, rezultatet e arritur tregojnë qartë që projekti po arrin objektivat dhe qëllimet e tij kryesore. Pritet që mbulimi i përgjithshëm i më të varfërve, të rritet bazuar në të dhënat zyrtare më të fundit”.
Por a ka familje që nuk janë përfshirë në këtë sistem, natyrisht që po, nuk mohojmë asnjë rast dhe ju ftojmë të bëheni dhe ju pjesë e referimit të çdo rasti, pavarësisht se ne jemi në terren dhe do të shkojmë tek cdo familje, patjetër sepse kjo është detyra jonë. Ju ngrini një rast ne jemi aty për t’i ndihmuar sepse ne besojmë tek reforma, sepse ne besojmë se kjo ndihmë ekonomike duhet t’ju shkojë atyre që kanë më shumë nevojë, nuk mund tu shkojë abuzuesve.
Por ka dhe një mekanizëm rjetër, që është mekanizmi i 6%-shit që ne i japim bashkive, për të mos lënë asnjë qytetarë të papërfshirë në skemë. Ka qenë 3% e kemi bërë 6% të dedikuar dhe bashkitë kanë të drejtë që të kenë kriteret e tyre për të përfshirë në skemë të gjithë ato familje, të cilët sipas tyre vlerësohen në kushte jo të mira sociale dhe ekonomike, vlerësohen në varfëri për t’u përfshirë nga ky sistem.
Pse nuk e jep sot 6%-shin bashkia e Shkodrës? Pse nuk e jep sot 6%-shin Rrogozhina, Kavaja, Mati. Pse? Vetëm se duhet të mundësohet vijimi i turit të opozitës nëpër familjet e varfra për përfitimet politike.
Përdorët fatkeqësi njerëzore, përdorët fatkeqësinë e Ardianit në Lezhë, që rrit fëmijët e tij jetimë. Po si mund të përfitoni nga këto histori? Ardiani përfiton nga fondi 6% që i ka dhënë qeveria bashkisë.  Përmendët Hyrije Berishën në Lezhë. Gënjyet në fakt kur përmendet se nuk përfiton, sepse ajo përfiton pikërisht me 6%-shin të alokuar nga qeveria bashkive për të mbuluar këto raste. E shpallët nga deklaratat zyrtare nga selia e PD-së si i përjashtuar nga skema, por Iliri nga Kamza ka qenë dhe është përfitues i ndihmës ekonomike. Përdorët Donikën në Kamëz, të cilën me forcë doni ta mbani në skemën e ndihmës ekonomike, jo mo jo nuk e mbani dot në skemë, ka fuqi Donika, do punojë Donika, do më shumë para se ato para që siguron skema e ndihmës ekonomike. Se skema e ndihmës ekonomike nuk është një skemë që të nxjerr nga varfëria, zbut varfërinë dhe është një skemë e përkohshme mbulimi për ata që kanë më shumë nevojë për një monent të caktuar të jetës.
Sepse alternativa jonë është punësimi, është aftësimi profesional, dhe nëse sot 70% e rasteve që nuk janë pëfshirë në sistemin e pikëzimit, janë ata që janë në moshë aktive pune, ne do të bëjmë të pamundurën që të gjithë këto raste ti përfshijmë në programet tona të punësimit dhe aftësimit profesional, për të mos lënë askënd pas!
Ne ndahemi në mendësi, sepse nuk e shohim ndihmën ekonomike si një zgjidhje. Punësimi i qëndrueshëm është alternativa jonë, dhe siç thoshte një reformator i madh: Suksesi i politikave sociale nuk matet me numrin e njerëzve që hyjnë në skemë, por me numrin e njerëzve që dalin nga skema.
Falemiderit!