Postuar më: 12 Dhjetor 2017

'Shëndet për të gjithë' 2020

Shëndeti është e drejtë e njeriut!

“Shëndet për të gjithë” është motoja jonë!

Jo rastësisht kemi zgjedhur Diten Boterore te Mbulimit Shendetesor Universal per te prezantuar Vizionin tonë për sistemin shendetësor dhe duke vendosur shëndetin si prioritet mbi prioritetet e Qeverise.

Mbulimi shendetesor universal eshte qellimi afatgjate i programit tone qeverises, per shendetesine qe duam. Qe do te thote: Shërbime të përballueshme, të pranueshme, të aksesueshme, të ofruara në kohë dhe me cilësi!

Ndaj kam kenaqesine qe prezantoj sot, linjat kryesore te strategjise kater-vjeçare te shendetesise, per te parashtruar rruget se si Qeveria Shqiptare do te permiresoje:
-    Indikatoret e shendetit;
-    Aksesin ne sherbime;
-    Mbulim Financiar;
-    Burimet njerezore të kualifikuara;
Dhe kam kënaqësinë të nënvizoj se politikat e shëndetësisë, programet dhe masat në këtë strategji harmonizojnë politikat dhe programet e mirëqënies, sic janë mbrotja dhe përfshirja sociale, zbutja e pabarazive, ulja e papunësisë, mbrotja e të drejtave të fëmijëve, grave dhe të moshuarve dhe një kujdes i vecantë i kushtohet pakicave rome egjiptjane dhe personave me aftësi të kufizuar.
Sot kemi në dorë nje dokument strategjik që bashkon të gjitha strategjitë e sektorit dhe planet e veprimit, të miratuara per Shendetesine të cilat mbështesin Objektivat e Zhvillimit te Mijevjeçarit.

Dua te bej sot, para jush, nje pohim te rendesishem, te cilin e kemi thene dhe ne programin tonë qeverisës:
Kemi ende shume per te bere per Shendetesine qe meritojne shqiptaret.

Ashtu sikurse eshte e vertete, se deri me sot, jane hedhur hapa të rëndësishëm, te cilet po i konsolidojmë me tej.  

Kemi hapur dritare të reja në shëndetësi, po zhvillojmë partneritete, po rrisim numrin e paketave mjekësore, duke rritur dhe financimin publik. Qëllimi ynë i pandryshueshëm është që: Asnjë qytetar të mos bjerë në varfëri, për shkak të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor.

Edhe pse nuk jane pak, nuk do te doja qe te perserisja ato qe kemi bere. Qofte edhe per faktin se, shume prej jush do te donit te degjonit per ato qe do te bejme. Edhe pse, me lejoni ta them, eshte pikerisht ajo qe ne kemi bere, rruga qe kemi ndjekur deri me sot, qe ka rritur pritshmerite e qytetareve, per kujdesin shendetesor.
Thene kjo, besoj se pak kush - ne mos askush - e ka harruar qe çdo shqiptar i pasiguruar, paguante nga xhepi për të bërë një vizitë në qendrën shëndetësore.

Sot 600,000 qytetare të pasiguruar, kryesisht nga grupet vulnerabel marrin PA ASNJE PAGESE, shërbimet shëndetësore tek mjeku i familjes!

Urgjenca kardiake 24/7 ishte një ëndërr 20 vjeçare e profesorëve që drejtojnë shëndetësinë shqiptare? Sot është një realitet i prekshëm në QSUT!

Te gjithe ne e dime se rradhet e pritjes për vendosje diagnose per CT, MRI, provë ushtrimore, koronarografi ishin aq të gjata, saqe shqiptarët detyroheshin t'u dretoheshin spitaleve private, gje qe peshonte direkt ne xhepat e tyre.

Sot rradhët e pritjes janë të krahasueshme - madje dhe me të shkurtra - me vendet europiane, ndersa shërbimet shëndetësore ofrohen përmes paketave, si në sistemin publik, ashtu edhe ate privat. Çdo vit perfitojne 6800 qytetarë me sëmundje kardiovaskulare, pacientë hemodialize, apo paciente qe u nenshtrohen procedurave te transplantit.

Çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç, e ka të garantuar kontrollin mjekësor bazë për një paketë ekzaminimesh që vlerëson riskun për sëmundshmërinë, duke rikthyer vëmendjen e shtetit tek shëndeti, dhe jo vetëm tek sëmundja.

600,000 qytetarë që nuk ishin të siguruar përfitojnë njësoj falas nga skema e rimbursimit të barnave të alternativave të para.

Sot partneritetet publike-private na kanë garantuar investime në kohë të shkurtër dhe shërbime cilësore e të sigurta për shërbimet kirurgjikale, nëpërmjet instrumentave dhe shërbimit modern të sterilizimit në gjitha spitalet e vendit dhe shërbim bashkëkohor të hemodializës, në pesë spitale rajonale.
Por, me lejoni ta perseris, ne te paret jemi te vetedijshem, se ka ende shume per t'u bere drejt Mbulimit Universal.
Kemi ulur barrën e pagesave nga xhepi qe shpenzonin qytetaret per sherbimet shendetesore në 45% nga 60% që e gjetëm para katër viteve.

Me këtë objektiv financuam shëndetësinë nga taksimi i përgjithshëm.
 
Objektivi yne eshte te shkojme drejt standarteve te Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke garantuar mbulim universal.
Qe nga parandalimi, tek diagnostikimi i hershëm, trajtimi dhe rehabilitimi, te gjithë komponentët gjejnë perfshirje në këtë dokument politikash dhe aksionesh konkrete.

Nga viti 2018, ne do te fillojme ne 4 vite programin e rehabilitimit te 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin! Do lehtesojme aksesin dhe do sigurojme kujdes cilësor ne filtrin e parë te sistemit, qe eshte kujdesi paresor!

Cilësine e sherbimit në çdo spital rajonal do të përmirësohet. Ashtu sic beme ne QSUT, tek "Shefqet Ndroqi", tek Spitali Universitar i Traumës. Mund te themi pa frike, se sot, keto jane shembuj suksesi te sherbimit  ndaj pacientëve. Shembull qe ne do ta eksportojme ne te gjithe Shqiperine.

Kjo është garancia qe ne japim per qytetaret! Me vepra, jo me fjale.

Vizioni ynë mbështet autonomine spitalore, decentralizimin, duke u bazuar mbi efiçencën. Ne e dime me mire se cilido se "ku na pikon çatia", i njohim problemet qe kemi, dhe per kete arsye kemi hartuar dhe nje plan te miremenduar, për fuqizimin e spitaleve rajonale, për të plotësuar nevojat për mjeke specialistë e të kualifikuar, si dhe duke i fuqizuar ata me aparatura bashkëkohore.

Deri në vitin 2021, do të kemi transformuar 11 spitalet rajonale duke i akredituar dhe rankuar, bazuar në cilësinë e shërbimeve. Ne tre vitet e ardhshme, do te transformojme spitalet bashkiake në qendra 24 orëshe të urgjencës dhe shërbimeve bazë.

Ne se shohim kurresesi sistemin shendetesor si te fragmentuar, por si një të tërë.
Për këtë arsye, kemi gati planin per Spitalet universitare të cilat do të nisin zbatimin e një modeli të ri Patronazhimi dhe bashkëpunimi me spitalet rajonale në vend, duke plotësuar mbi baza ditore nevojat me mjekë specialistë sipas që kanë spitalet rajonale.

Çdo të thotë kjo? Incentivat financiare dhe bonuset që kemi përcaktuar do të jetë instrumenti që do mundëojë shpërndarjen e mjekësve aty ku është nevoja, pra spitalet universitare do të dërgojnë në ditë të caktuara mjekë specialistë për të dhënë shërbim të specializuar në spitalet rajonale, e për të shmangur kështu mbingarkesën në spitalet e Tiranës, por mbi të gjitha për të afruar shërbimin mjekësor aty ku është nevoja.

Asnje spital nuk do të dergoje pacientë direkt në spitalet universitare, pa ndjekur sistemin e brëndshëm referimi dhe pa u konsultuar me mjekët e shërbimit terciar. Konsultat do te kryhen permes sistemeve si telemjekësia, përjashtuar këtu rastet urgjente, të percaktuara qarte në protokollet e miratuara.

Nga ana tjetër ky system do të shërbejë dhe për edukimin në vazhdim nëpërmjet programit të patronazhimit.

Plani ynë për Urgjencën kardiake është qe brenda vitit 2019 trajtimi i rasteve te urgjencës kardiake te shtrihet në Spitalin Shefqet Ndroqi dhe Spitalin e Shkodres.

Gjatë 2018 do të hapim hemodinamikën në spitalin e Fierit për të mbuluar zonen e jugut te vendit, duke krijuar kështu një hartë të re të shërbimeve të kardiologjisë invasive publike.

Ne e ndjejme vete te paret peshen e pergjegjesise qe kemi ndaj çdo qytetari, prandaj dhe kemi gati një plan per t'iu përgjigjur më shpejt shërbimit të urgjencës në territor. Flotës së shërbimit të urgjencës kombëtare do t'i shtohen 35 autoambulanca te reja gjatë vitit 2018, për një shërbim të shpejtë dhe dinjitoz. Vizioni ynë është fuqizimi i Urgjencës Kombëtare, per te reaguar sipas standarteve europiane.

Nga ana tjetër, programet e parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve tumorale do të kenë prioritet duke forcuar kabinetet e kemoterapisë në spitalet rajonale, kujdesin paliativ dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në lidhje me këto nozologji.

Përmes partneritetit publik privat, nga viti i ardhshëm zgjerojmë gamën e analizave laboratorike në shërbimin publik, nga 20-70 lloje analizash qe ofrohen sot, në 164 teste, që do të kryhen falas në spitalet publike. Jo vetëm do të zgjerojmë gamën e analizave, por do te vendosim një standard të ri të certifikuar të shërbimit laboratorik.

Plani ynë është racional dhe me këmbë në tokë. Strategjia planifikon ndërhyrje në 4 shtylla, me aktivitete dhe buxhet të përcaktuar.

1.    Investimi në shëndetin e njerëzve gjatë gjithë jetës;
2.    Mbulimi shëndetësor universal;
3.    Fuqizimi i sistemit shëndetësor, duke vendosur në qendër qytetarin;
4.    Përmirësimi i qeverisjes dhe bashkëpunimi ndërsektorial për shëndetin.

Të gjitha politikat tona po ndërtohen me fokus qytetarin dhe shëndetin. Jo pa qëllim dua të ndalem tek kjo qasje e re e Qeverisë, pasi ne besojmë se duhet të investojmë më shumë tek parandalimi, për të garantuar një shoqëri më të shëndetshme.

Nga ana tjetër, nuk jemi të vetëm në përpjekjen tonë të përditshme për të përmirësuar kujdesin shëndetësor. Ministria e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është krah mjekëve, infermierëve, profesionistëve të shëndetit. 17 mijë e 34 punonjës shëndetësie janë aseti ynë më i çmuar dhe për ne, gjithesecili prej tyre eshte i rendesishem.

Ndaj dhe do të vijojmë me politikat tona, për të stimuluar përkushtimin dhe performancën e profesionistëve të shëndetit dhe do të shfrytëzojmë në maksimum burimet financiare që disponojmë, duke premtuar vazhdimin e rritjes së pagave për profesionistët e shëndetit deri në 40%, deri në vitin 2021, si dhe duke siguruar burime alternative për t'i stimuluar profesionistët tanë të sektorit te shëndetësisë.
Pa asnjë dyshim, është meritë e reformave të nisura tashmë, që sistemi po bëhet më miqësor dhe i përkushtuar ndaj qytetarëve. Kjo është një arsye më shumë, që ne të angazhohemi dhe shumëfishojmë përpjekjet, për ta bërë sistemin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale, më të aksesueshëm.

Ashtu sikurse zotohemi të bëjmë ndërhyrje, që synojnë eleminimin e çdo burokracie, që rëndon mbi qytetarët, në formën e sorrollatjeve dhe vonesave në shërbime, sikurse kemi nisur me heqjen e disa dokumenteve si karta e shëndetit dhe do të vijojmë së shpejti me heqjen e rekomandimit dhe përfshirjen e të gjithë qendrave të kujdesit parësor në sistemin e ri të referimit elektronik të konsultave duke vijuar me programin tonë të shëndetësisë elektronike.

Mbulimi universal, zbutja e pabarazisë, aksesi, përballueshmëria, efiçenca, gjithëpërfshirja, sigurisht që janë sfida të mëdha dhe të rëndësishme, për sistemin, për qeverinë shqiptare dhe për shoqërinë tonë në përgjithësi.
Por unë besoj se Shendetesia ashtu si dhe vendi, behet, nese secili nga ne, dhe te gjithe bashke, per te ndertuar ate ne te cilen ne besojme duke u bërë agjentët e ndryshimit!
Nje gje eshte e sigurte: Asgje nuk eshte e pamundur.
Ne duam te kemi nje shendetesi me te mire, dhe do ta kemi.
Hapat e pare i kemi hedhur, rruga perpara eshte e gjate, por ne do t'i shkojme, bashke, deri ne fund.

Ju faleminderit!