Faqe e re në shërbimin e kirurgjisë

Postuar më: 04 Prill 2017

Manastirliu: Enkeled Joti, Drejtori i ri i Përgjithshëm i QSUT-së

Postuar më: 27 Mars 2017
Zoti Enkeled Joti është Drejtori i ri i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministrja e Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu, prezantoi sot (27/03/2017) para personelit mjekësor të QSUT-së, kreun e ri të institucionit shëndetësor më të rëndësishëm në vend. Në fjalën e saj, znj. Manastirliu, vlerësoi figurën e z. Joti si një menaxher me shumë eksperiencë. Ministrja u shpreh e sigurt se, z. Joti do të vërë me sukses në zbatim, projektet e nisura, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimit, në qendrën më të madhe spitalore në Shqipëri.

Më tepër kujdes ndaj sëmundjes së Tuberkulozit në Shqipëri

Postuar më: 24 Mars 2017
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të sëmundjes së Tuberkulozit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri organizoi në mjediset e Dispancerisë së Sëmundjeve të Mushkërive në Tiranë një takim me punonjës të kujdesit shëndetësor që shërbejnë në këtë qendër. Takimi kishte në fokus informimin, sensibilizimin dhe inkurajimin e personelit shëndetësor ndaj kësaj sëmundjeje.

Në rrugën e Rilindjes së shëndetësisë

Postuar më: 13 Mars 2017
Spitali i Traumës, aty ku mjerimi i deridjeshëm i infrastrukturës shëndetësore ka simbolin e tij, në dy muaj do të jetë një tjetër dëshmi në rrugën e rilindjes së shëndetësisë. Ambiente të degraduara, korridor i përshtatur si farmaci, dhoma të tejmbushura nga familjarë në mungesë të ambienteve të posaçme për ta, ishte pamja e spitalit para nisjes së investimit 8 miliardë lekë.

Vijon trajnimi i personelit për shërbimin e ri modern të Urgjencës

Postuar më: 09 Mars 2017
Është zhvilluar në Tiranë trajnimi i dytë me 50 mjekë dhe infermierë të shërbimit të Urgjencës së spitaleve Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, në kuadër projektit për “Përmirësimin e shërbimeve të urgjencës në zonën bregdetare” që realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Rajonin e Toskanës (Itali), në kuadrin e Programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit IADSA.

Godinë e re moderne për shërbimin e Urgjencës në spitalin e Beratit

Postuar më: 07 Mars 2017
Spitali rajonal i Beratit do të këtë së shpejti një godinë tërësisht të re moderne të shërbimit të Urgjencës Mjekësore. 300 milionë lekë është fondi i parashikuar për këtë investim, i cili përfshin zgjerimin e mjediseve, përshtatjen e mjediseve të brendshme sipas teknologjisë mjekësore të shërbimit të urgjencës, si dhe furnizimi me pajisjet mjekësore të nevojshme për të shërbyer në urgjencë.