Vijon trajnimi i personelit për shërbimin e ri modern të Urgjencës

Postuar më: 09 Mars 2017
Është zhvilluar në Tiranë trajnimi i dytë me 50 mjekë dhe infermierë të shërbimit të Urgjencës së spitaleve Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, në kuadër projektit për “Përmirësimin e shërbimeve të urgjencës në zonën bregdetare” që realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Rajonin e Toskanës (Itali), në kuadrin e Programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit IADSA.

Godinë e re moderne për shërbimin e Urgjencës në spitalin e Beratit

Postuar më: 07 Mars 2017
Spitali rajonal i Beratit do të këtë së shpejti një godinë tërësisht të re moderne të shërbimit të Urgjencës Mjekësore. 300 milionë lekë është fondi i parashikuar për këtë investim, i cili përfshin zgjerimin e mjediseve, përshtatjen e mjediseve të brendshme sipas teknologjisë mjekësore të shërbimit të urgjencës, si dhe furnizimi me pajisjet mjekësore të nevojshme për të shërbyer në urgjencë.

Qendra elektronike e Urgjencës Mjekësore, shërbim në kohë reale në gjithë territorin

Postuar më: 06 Mars 2017
Përurohet Njësia e Koordinimit të Urgjencave të Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore që do të sigurojë prezencë të shpejtë e profesionale në të gjithë territorin e vendit. Sot u vu në funksionim sistemi i ri dixhital i komandës dhe kontrollit, i cili pas mbylljes së fazës së testimit në fillim të muajit prill do të marrë thirrjet në kohë reale përmes dy numrave pa pagesë, në 24 orë, nga i gjithë vendi dhe do të komandojë e koordinojë lëvizjet e autoambulancave e të ekipeve mjekësore në gjithë territorin. Njësia e Koordinimit sjell shkurtim drastik të kohës së shërbimit, monitorim elektronik të lëvizjes së mjeteve, raportim në kohë reale i kryerjes së çdo shërbimi urgjence.

Receta Elektronike, Beqaj: Vijon normalisht zbatimi në 4 ditët e para të Tiranë

Postuar më: 05 Mars 2017
Në katër ditët e para të zbatimit të recetës elektronike në Tiranë procesi është duke u zhvilluar në normalitet të plotë dhe me ritme të kënaqshme. Receta Elektronike ka gjetur përkrahjen e të gjithë pacientëve që janë ndeshur me këtë risi në këto ditë të para të zbatimit, por edhe të mjekëve dhe farmacistëve. 3039 është numri i recetave elektronike të lëshuara gjatë katër ditëve të para në Tiranë ndërkohë që 1462 është numri i atyre që janë ekzekutuar në farmaci të ndryshme të kryeqytetit.

Referimi Elektronik, një tjetër hap drejt digjitalizimit të shëndetësisë

Postuar më: 03 Mars 2017
Pas vënies në zbatim të Recetës Elektronike dhe Nënshkrimit Elektronik, Referimi Elektronik është hapi i radhës i Ministrisë së Shëndetësisë për jetësimin e programit të Shëndetësisë Elektronike. Prezantimi i sistemit të ri të njohur si “e-Referral” u bë në një takim të organizuar me mjekët, infermierët dhe punonjësit e sistemit të kujdesit Parësor shëndetësor të Tiranës dhe drejtues të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

600 mjekë të rinj përfituan në 3 vjet me rihapjen e specializimeve

Postuar më: 02 Mars 2017
Është përmbyllur me sukses të plotë edhe këtë vit procesi i përzgjedhjes së aplikantëve që do të vijojnë të ndjekin studimet e nivelit të tretë në Universitetin e Mjekësisë, ku për 185 kuota specialitetesh të e përcaktuara këtë vit garuan gjithsej 279 aplikantë. Ky proces, po ecën normalisht, për të tretin vit radhazi, duke u dhënë mundësi afro 600 studentëve për të vijuar studimet e mëtejshme në mjekësi.

Korça, spitali i pestë rajonal ku tashmë ofrohet Kimioterapia

Postuar më: 27 Shkurt 2017
Spitali Rajonal i Korçës i bashkohet spitaleve të Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe Durrësit, ku ofrohet tashmë shërbimi i Kimoterapisë për pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale. Falë investimit të realizuar në këtë spital për ofrimin e shërbimit të njohur si “Day Hospital” dhe garantimit të përgatitjes së mjekimit me barna pranë Kapave (aparaturave të specializuara për këtë qëllim), pacientët e prekur nga këto sëmundje nuk ju duhet më të udhëtojnë tre herë në javë në drejt Tiranës pasi ky shërbim ofrohet falas tashmë edhe pranë vendbanimit të tyre.

Shërbim i ri modern i urgjencës në bregdet

Postuar më: 25 Shkurt 2017
Spitali i Vlorës përfitues i investimeve të rëndësishme ofrohet tashmë për qytetarët e tij, por edhe për pushues e vizitorë, me një shërbim urgjence tërësisht të riorganizuar, në pajisje dhe burime njerëzore, falë projektit për “Përmirësimin e shërbimeve të urgjencës në zonën bregdetare”. Përveç spitalit të Vlorës, investime për këtë shërbim janë realizuar edhe në Shkodër, Lezhë, Durrës e Sarandë. Projekti realizohet nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Rajonin e Toskanës (Itali), në kuadrin e Programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit IADSA.

Administrim më efikas i shëndetësisë publike me analizën DRG të kostove

Postuar më: 22 Shkurt 2017
Në takimin me temë, “Implementimi i DRG në Shqipëri: Çështjet dhe Zhvillimet e fundit”, të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Rajoni i Toskanës, Itali, ku vlerësuam mbylljen me sukses fazën e parë të zbatimit të sistemit të DRG-ve, me ndihëm e programit italian IADSA, duke përmbushur kështu një nga angazhimet kyce të Programit tonë Qeverisës për kujdesin shëndetësor.