Postuar më: 05 Dhjetor 2017

Berat, kujdes mjekësor dhe ndihma për familjet e evakuura

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu vizitoi familjet e evakuura si pasojë e përmbytjeve masive në Berat. Në qendrën pritëse të emergjencave në Berat, në bashëpunim me vullnetarët e ardhur nga Tirana, u shpërndanë ndihma në veshmbathje për familjet e komunitetit rom, si dhe u kryen vizita mjekësore nga stafi i urgjencës në territor, për të monitoruar gjendjen shëndetësore të këtyre banorëve.

“Paralelisht me shërbimin e përforcuar në spitale e qendrat shëndetësore pranë zonave të përmbytura, kemi ngritur shërbimin në territor pranë qendrave ku ka qytetarë të evakuuar. 12 njësi të lëvizshme të urgjencës kombëtare kryejnë vizita mjekësore në keto qendra, për të monitoruar situatën shëndetësore”, u shpreh Ministrja Manastirliu.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është e angazhuar me strukturat e saj në territor për ta perballuar me sukses edhe fazën e dytë të emergjencës, pas përmbytjeve masive.