Postuar më: 25 Prill 2017

Java Europiane e Vaksinimit, vaksinat veprojnë!

Ministria e Shëndetësisë, OBSH dhe UNICEF promovojnë vaksinimin në çdo fazë të jetës

Manastirliu: Nga viti 2018 do të zgjerojmë kalendarin kombëtar të vaksnimit me vaksninën e Rotavirusit

Tiranë, 25 Prill 2017 - Në kuandër të javës Europiane të Vaksinimit, znj. Ogerta Manastirliu, ministër i Shëndetësisë, e shoqëruar nga përfaqësuesit e Zyrës së OBSH-së dhe UNICEF-it në Shqipëri, vizituan Qendrën Shëndetësore nr. 3 në Tiranë, për të promovuar rëndësinë e vaksinimit në çdo fazë të jetës.

Znj. Manastirliu u shpreh se programi kombëtar i vaksinimit do të pasurohet me një vaksinë të re. Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë falas vaksninën e Rotavirusit, duke filluar nga viti i ardhshëm.

“Bazuar në rekomandimet e grupit të ekspertëve dhe të OBSH-së, duke filluar nga viti 2018, ne do të zgjerojmë kalendarin kombëtar të vaksinimit me vaksinën e Rotavirusit, një vaksinë e re që do të mbrojë fëmijët tanë nga një sëmundje diarreike që shkakton sëmundshmëri të lartë. Me përfshirjen e kësaj vaksine, kalendari ynë i vaksinave i përafrohet kalendarit të vaksinimit të vendeve të BE-së”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

Mjekja e konsultores së Qendrës Shëndetësore nr. 3 Mimoza Çabiri vuri theksin te rëndësia e vaksinimit, duke bërë sërish thirrje për prindërit që të mos hezitojnë të vaksinojnë fëmijet e tyre, pasi vaksinat janë efektive dhe të sigurta.

Ekspertja e shëndetit publik dr. Silva Bino u shpreh se mënyra e ruajtjes së vaksinave në qendra shëndetësore është permiresuar shumë gjatë viteve të fundit, duke e bërë zinxhirin ftohes të rujatjes se vaksinave sipas standarteve te percaktuara nga OBSH.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, brenda këtij viti ne do të kemi kartelën e detyrueshme të vaksinimit për punonjësit e shëndetësisë, të cilët do të mbrojnë jo vetëm veten por edhe pacientët e tyre. Po ashtu do te kemi edhe një kalendar të përcaktuar vaksinimi për femrat e moshës ripodhuese dhe gratë shtatëzana për të patur fëmijë të lindur të shëndetshëm.

Ministrja e Shëndetësisë falenderoi partnerët e OBSH dhe UNICEF, për mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë për të patur një skemë sa më të mirë vaksinimi, me vaksina të sigurta.

 

Java Europiane e Vaksinimit 24-30 Prill 2017

Deklarata e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë, OBSH dhe UNICEF:

Vaksinat veprojnё!

Vaksina mbron shёndetin nё çdo fazё tё jetёs

Java Europiane e Vaksinimit ofron njё mundёsi, qё çdo vit nё Prill, nё vende tё ndryshme tё promovohet rёndёsia dhe pёrfitimet qё Shёndeti Publik ka nga vaksinat. Qё nga fillimi i saj nё vitin 2005, Java Europiane e Vaksinimit ka arritur tё bёhet njё ngjarje e rёndёsishme, me shtrirje tё gjёrё nё rajon, duke pёrfshirё qindra iniciativa qё rrisin ndёrgjegjёsimin mbi kёtё çёshtje.

Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme që në vitin 2005 ku nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme  ka rritur ndërgjegjësimin dhe aksesin ndaj vaksinimit të grupeve më të rrezikuara.

Zbatimi i gjёrё i programeve tё vaksinimit gjatё 30 viteve tё fundit ka çuar nё njё rёnie drastike tё sёmundshmёrisё dhe vdekshmёrisё tё shkaktuara nga sёmundjet qё parandalohen nga vaksinat.

Qeveria Shqiptare financon 100 % vaksinat e Programit Kombëtar të Imunizimit të cilat janë të parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Një partner afatgjatë i Qeverisë Shqiptare, në fuqizimin e Programit të Imunizimit, në mënyrë që cdo fëmijë të gëzojë të drejtën për shëndet dhe mirëqënie, është dhe Zyra e UNICEF, e cila mbështet Ministrinë e Shëndetësisë në blerjen e vaksinave nëpërmejt zyrës së UNICEF në Kopenhagen.

Java Europiane e Vaksinimit pёrcjell mesazhin kryesor qё vaksinimi i çdo fёmije ёshtё thelbёsor, pёr tё parandaluar sёmundjet dhe mbrojtur jetёn. Ky mesazh pёrçohet nё gjithё rajonin me anё tё sloganit “Parandaloni, Mbroni, Vaksinoni”, i cili synon tё arrijё rritjen e mbulesёs vaksinale, duke rritur ndёrgjegjёsimin mbi rёndёsinё e vaksinimit tek prindёrit, kujdestarёt, profesionistёt e shёndetit, politikё-bёrёsit dhe mediat.

Tema e kёtij viti e trajtuar nё mbarё botёn ёshtё: Vaksinat veprojnё.

Vaksina mbron shёndetin nё çdo fazё tё jetёs.

Vendi ynë, vazhdon të gëzojë mbulim tё lartë vaksinal 97% pёr periudhёn e fёmijёrisё dhe po përparon drejt synimeve të Planit tё Veprimit Europian mbi Vaksinimin, ku dokumentimi i eliminimit të fruthit dhe rubeolës mbetet një objektiv kryesor. Megjithatë, ka akoma individё tё pa vaksinuar, tё cilёt mund të shёrbejnё si burim infeksioni dhe shkaktues tё sёmundjeve apo vdekjeve tё cilat mund tё parandalohen nёpёrmjet vaksinimit.

Shumё adoleshentё dhe individё tё rritur tё cilёt kanё gjithashtu rrezik pёr tu sёmurur, nuk janë të vetëdijshëm për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin e tyre dhe pёr vaksinat që ata kanë nevojë, për të siguruar mbrojtjen e vazhdueshme.

Kjo fushatё thekson rёndёsinё e vaksinimit dhe promovimit tё tij, gjatё tё gjitha fazave tё jetёs sё individit, si njё mёnyrё e sigurt pёr tё parandaluar sёmundjet infektive si dhe për të ruajtur besimin e publikut në rëndësinë e vaksinimit.

 ###