Postuar më: 10 Prill 2018

Konkursi i infermierëve, MShMS shpall listën e fituesve për Tiranën

Pas përfundimit të të gjitha fazave të testimit dhe procesit të ankimimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli listën përfundimtare të kandidatëve fitues që konkuruan për vendet e lira të punës për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Tiranës.
Nga 523 kandidatë që kaluan fazën e parë dhe hynë në testimin me shkrim, 342 prej tyre janë shpallur fitues, duke kaluar pragun prej 40 pikësh të parashikuar në rregulloren e konkurimit.
342 kandidatë fitues do të thirren menjëherë nga komisioni I testimit, duke ju bërë me dije 139 vendet e lira të punës që janë aktualisht në spitale dhe qendra shëndetësore të qarkut të Tiranës. Kandidatët do të përzgjedhin sipas rendit fitues vendin e punës që preferojnë.
Pjesa tjetër e fituesve që janë më poshtë në renditje janë kandidatët e parë për tu punësuar për cdo vend të lirë pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore të qarkut të Tiranës.
Lista e fituesve të qarkut të Tiranës, do të pasohet në ditët në vijim me listat e fituesve sipas qarqeve: Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.
Renditja përfundimtarë për qarkun Tiranë:

Shkarko Lista Infermiere

Shkarko Lista Teknik Imazherie

Shkarko Lista Teknik Laboratori

Shkarko Lista Mami

Shkarko Lista Fizioterapi