Postuar më: 12 Prill 2018

Manastirliu: Shërbime sociale për 251 fëmijë në situatë rruge

Dita ndërkombëtare e fëmijëve në situatë rruge, Manastirliu: Shërbime sociale për 251 fëmijë

 

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me rrjetin e qendrave për fëmijët në situatë rruge organizuan aktivitetin #UnëMbrojFëmijët për të nxitur aksionet konkrete në mbrojtje të fëmijëve në situatë rruge.
“Vetëm në vitin 2017 janë 372 fëmijë janë identifikuar nga skuadrat e terrenit në situatë rruge. Prej tyreë 251 janë menaxhuar nga shërbimet sociale dhe janë përfshirë në programet tona të mbështetjes. Janë 208 fëmijë, të cilët për herë të parë u regjistruan në shkolla gjatë 2017, pasi për ne rruga e dijes dhe e edukimit është arma e duhur për ta bërë jetën më të mirë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Në fjalën e saj Ministrja u ndal te modelet e krijuara nga disa bashki si Tirana, Durrësi, Elkbasani etj, ku qendrat sociale komunitare dhe ato rezidenciale po ofrojnë programme ri-integrimi për familjet e fëmijëve në situatë rruge, të cilëve po u ofrohet kujdes shëndetësor, integrim I fëmijëve në shkolla dhe u është siguruar banesa nëpërmjet dhënies së bonusit të qerasë apo dhënies së banesave me kosto të ulët.
“Duhet të punojmë të gjithë bashkë, për të ndërtuar modele të qëndrueshme të shërbimeve direkte për fëmijët dhe familjet në nevojë. Modele të tilla duhet të shtrihen në të gjitha bashkitë e vendit. Ndaj do doija të bëja një apel për të gjithë drejtuesit vendoprë, organizatat partnere, të bashkojmë forcat për të ndërtuar modele të mira shërbimi të integruar në të gjitha bashkitë e vendit, për të siguruar shërbime për fëmijët në situatë rruge nga veriu në jug”, tha Manastirliu.
Agjencia e Mbrojtjes së Fëmijëve punon cdo ditë përmes punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve në territory për të identifikuar nevojat dhe garantuiar zgjidhje për fëmijët në situatë rruge..
Kështu, gjatë vitit të kaluar 43 fëmijëve I është ofruar shërbim në kushtet e emergjencës, në shërbimet 24 orë të ofruara në qendrat rezidenciale me kujdes maksimal nga strukturat e shërbimeve sociale të Ministrisë së Shëndeëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ndërsa 30 raste shfrytëezuesish të fëmijëve janë kallëzuar penalisht.
Në aktivitetin e organizuar me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, merrnin pjesë kryetari I Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj, Ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lu, përfaqësues të lartë të Zyrës së Delegacionit Europian, OSBE, UNICEF dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Gjatë gjithë ditës u organizuan aktivitete argëtuese për 150 fëmijët e pranisshëm, të cilët sot kanë dalë nga situate e vështirë ku ndodheshin dhe po trajtohen me shërbime të integruara në qendrat sociale në disa bashki të vendit.