Postuar më: 03 Prill 2017

Nis puna e Njësisë së Koordinimit të QKUM për Tiranën

Nis puna e Njësisë së Koordinimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore për qytetin e Tiranës. Deri në dhjetor shtrihet në gjithë Shqipërinë.
Faza e parë, shërbim përmes sistemit të ri dixhital për rr​eth 680 mijë banorë. Urgjencat, gati t’i përgjigjemi trefishit të thirrjeve për ndihmë në qytetin e Tiranës


Tiranë, 03/04/2017 – Ngritja e shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore, një prej objektivave kryesorë të programit të Qeverisë për Shëndetësinë, shënon një hap të rëndësishëm sot, me nisjen nga puna të Njësisë së Koordinimit për qytetin e Tiranës.
Duke filluar nga ora 17.00 e ditës së sotme (e Hënë, 3 Prill 2017), cdo banor i qytetit të Tiranës, ka mundësi të marrë shërbimin e urgjencës, duke telefonuar në numrin 127, me një sistem krejtësisht të ri dixhital të pritjes së thirrjeve për ndihmë. Ky sistem i ri i koordinimit do të funksionojë fillimisht për qytetin e Tiranës, ndërsa brenda këtij viti do të shtrihet në të gjithë vendin.
Përmes një stafi të mirëtrajnuar, cdo thirrje drejt 127, nga cdo operator telefonik, fiks apo cellular, do të vlerësohet dhe marrë përgjigje në kohë reale, përmes rrjetit të autoambulancave të vëna në dispoziacion në pika të ndryshme të qytetit me personelin e duhur mjekësor.
Ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu ishte në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku ndoqi nga afër nisjen e funksionimit të këtij sistemi të ri.
Znj. Manastirliu theksoi se: “Nëpërmjet këtij sistemi të centralizuar, dixhital, të të gjithë thirrjeve për ndihmë, arrijmë që të jemi pranë pacientëve në një kohë më të shpejtë, arrijmë të mbulojmë më mirë territorin dhe të sigurojmë akses në shërbimin shëndetësor duke rritur cilësinë e shërbimeve të ofruara. Shërbimi Urgjencës Kombëtare është një nga komponentët më të rëndësishëm tëi Qeverisë në sektorin e shëndetësisë”.
Njësia e Koordinimit është e pajisur me teknologjinë e duhur për marrjen dhe vlerësimin e kërkesës për ndihmë, dërgimin e mjetit me personelin e nevojshëm dhe vendndodhjen në territor, të shpërndarë në mënyrë të atillë, që të shkurtohet sa më shumë të jetë e mundur koha e arritjes tek pacientët me personelin e duhur mjekësor.
Risia e këtij organizimi qëndron në faktin se, ndihma do të jepet më shpejt, sepse do të identifikohet me saktësi ambulanca me afer vendngjarjes, do të mundësohet në një kohë mjaft të shkurtër edhe dhënia e ndihmës më të specializuar, sepse operatorët që do të presin telefonatën për 24 orë pa ndërprerje (të cilët janë të gjithë me profesion infermierë dhe mjekë), do të mund të identifikojnë paraprakisht asistencën e nevojshme.
Sistemi i ri i integruar ka një kapacitet shumë të madh te marrjes së thirrjeve  të qytetarëve për ndihmë, gjë e cila  do të tregojë numrin real të tyre.
Në bazë të studimit të thirrjeve dhe misioneve të bëra për vitin 2016 në urgjencën e Tiranës rezulton se kemi pasur 48.000 të tilla, ose e thënë ndryshe, 133 thirrje në ditë. Por shifra është larg realitetit. Sot Tirana ka 680 mije banorë rezident. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare numri I thirrjeve për ndihmë është rreth 20% e numrit të banorëve, gjë që do të thotë dy ose tre fishi i thirrjeve aktuale. Ndaj sot, Qendra e Koordinimit është e përgatitur të marrë, vlerësojë dhe menaxhojë trefishin e këtyre thirrjeve që në këtë moment.

###