Postuar më: 05 Dhjetor 2017

Shëndetësia në gadishmëri

Kryeministri Rama, i shoqeruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizituan Urgjencen e re te spitalit Rajonal Berat, ku pane nga afer masat e marra ne pergjigje te emergjencave shendetesore per shkak te situates se permbytjeve masive qe perfshine vendin.
“Urgjenca Mjekësore vijon të jetë me shërbim të përforcuar në spitalin Rajonal të Beratit dhe në të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të përmbytura, për të përballuar çdo emergjencë edhe në fazën e dytë pas përmbytjeve, në përgjigje të  fluksit në rritje për ndihmë mjekësore”, u shpreh Ministrja Manastirliu.
Mjeket thane se jane trajtuar me sukses te gjitha rastet e pacienteve qe kane patur nevoje per ndihme mjekesore si pasoje e permbytjeve, nderkohe qe jane marre te gjitha masat me shtreter e personel ne gadishmeri per çdo emergjence te pritshme.

Të gjitha strukturat shëndetësore në territor vijojne te jene në gadishmëri, duke siguruar shërbim shëndetësor 24h jo vetëm në spitalet dhe përmes shërbimit të urgjencës mjekësore, por edhe në qendrat shëndetësore pranë zonave të përmbytura, të cilat në 48 orët e fundit po japin shërbim pa ndërprerje.