Postuar më: 17 Maj 2017

Vdekja e 15-vjeçares B.P., Ministria e Shëndetësisë ngre grup pune

Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së 15 vjeçares B.P., e cila humbi jetën pas komplikimeve shëndetësore, gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital jopublik në Tiranë. Jemi pranë familjarëve në këto momente dhimbjeje të rëndë për humbjen e vajzës së tyre.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë po ndjek nga afër ecurinë e gjendjes shëndetësore të mjekut reanimator, i cili po lufton me vdekjen në këto orë të vështira.
Në pritje të përfundimit të hetimeve dhe daljes së rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur grupin e punës për ndjekjen e këtij rasti dhe do të marrë masat e duhura për këtë ngjarje të rëndë.
###