"Si Je?" - Një tjetër hap strategjik drejt Rilindjes që duam

"Si Je?" - Një tjetër hap strategjik drejt Rilindjes që duam

Nis, për herë të parë prej njëzetekatër vjetësh, kontrolli falas i shëndetit në të gjithë territorin e Shqipërisë! Të gjithë shqiptarët nga 35 deri në 70 vjeç kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t'i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre. Po ashtu, ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi ynë shëndetësor do të nisë të integrohet në botën normale duke zotëruar një bazë të konsiderueshme të dhënash për shëndetin e popullatës e të çdo individi që më tutje mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor.

---###---

Poster - 1.pdf

Poster - 2.pdf

Poster - 3.pdf

“Fletëpalosje e Check-Up Pa Pagesë”.pdf

"Si Je?" - Check-Up Pa Pagesë 35-70 vjeç

"Si Je?" - Si do të Funksionojë Check-Up Pa Pagesë 35-70 vjeç?

 


Fushatë Ndërgjegjësuese dhe Komunikimi Publik 

Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë Pa Pagesë për Popullatën 35-70Vjeç

SHËNDËTI NUK ËSHTË NJË PRIVILEGJ, ËSHTË E DREJTA JOTE. 
TË SHËNDETSHËM, JEMI TË GJITHË TË BARABARTË. 
KONTROLLO SHËNDETIN PA PAGESË!

Check­‐Up”    ofrohet    për    çdo    person    në    grupmoshën    35-­70 vjeç        pranë  qendrës    shëndetësore    të    vendbanimit    

0800 SI JE  |  0800 74 53  |  www.sije.al 

---###---

Ministria e Shëndetësisë lançoi sot (04/12/2014) fushatën ndërgjegjësuese dhe informimit publik - "SiJe?"- e cila, fton të gjithë shqiptarët e grupmoshës 40-65 vjeç, që një herë në vit, të paraqiten në qendrën e tyre shëndetësore pranë vendbanimit dhe të kryejnë kontrollin shëndetësor bazë pa pagesë. 

Në zbatim të një prej zotimeve themelore programore në sektorin e shëndetësisë, Qeveria Shqiptare mori më 2 Prill 2014 një vendim shumë të rëndësishëm, atë të përcaktimit të mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 40-65 vjeç, dhe ky është edhe hapi i parë i rëndësishëm dhe konkret, drejt kalimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri në mbulim universal. 

Kontrolli Shëndetësor Bazë është një program kombëtar, pa pagesë për përfituesit e tij, që synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundshmërinë më prevalente me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore, prej të cilit do të përfitojnë të gjithë shtetasit e grupmoshës 40-65 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.

Profili i Fushatës  
Kjo fushatë i’u drejtohet së pari, të gjithë shtetasve të grupmoshës 40-65 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të identifikuar nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të regjistrit elektronik që administrohet nga mjekët e përgjithshëm të qendrave shëndetësore; dhe gjithashtu, grupi dytësor i synuar i saj, janë të rinjtë, prindërit, familjet, institucionet publike qeveritare dhe joqeveritare, si dhe publiku i gjerë.

Qëllimi i Fushatës

  • Të bëjë të njohur programin e kontrollit mjekësor bazë pa pagesë për popullatën 40-65 vjeç, por edhe për publikun e gjerë në Shqipëri; si dhe,
     
  • Të ftojë gjithë shqiptarët e kësaj grupmoshe, që një herë në vit, të paraqiten në qendrën e tyre shëndetësore pranë vendbanimit dhe të kryejnë kontrollin shëndetësor bazë pa pagesë.


Filozofia e Kontrollit Mjekësor Bazë
Shëndeti është një aspiratë e përbashkët njerëzore e përparësisë më të lartë dhe kjo qëndron në thelb të ekzistencës së një shoqërie moderne.

Nisma botërore e OBSH-së, “Shëndeti 2020” [Health2020], e bën të qartë se përmirësimi thelbësor i shëndetit mund dhe do të arrihet kur në të përfshihemi të gjithë, e “gjithë shoqëria” dhe e “gjithë qeveria”, duke synuar mbrojtjen e popullatës nga kërcënimet mbi shëndetin, që njerëzit të jetojnë cilësisht më gjatë, duke ndihmuar gjithashtu edhe mbrojtjen e shtresave të pambrojtura të shoqërisë.  

Kjo përqasje na ofron mundësinë të fokusohemi te shëndeti dhe ruajtja e tij, dhe jo vetëm te sëmundja dhe kurimi i saj.

Çfarë është Kontrollit Mjekësor Bazë dhe Përse Ju Shërben?
Çdo individ, sado i shëndetshëm, në një etapë të caktuar të jetës së tij (që nga mosha mesatare), është i rrezikuar nga sëmundjet si ato të zemrës dhe enëve të gjakut, goditjet ne tru, diabeti, sëmundjet e veshkave, disa forma të demencës, depresioni, etj.  

Sëmundjet kronike jo-të-transmetueshme, veçanërisht ato kardio-vaskulare dhe tumorale, janë shkaktarët më të mëdhenj të vdekshmërisë në Shqipëri. Ato janë sëmundje që kanë në bazë të tyre një stil jo të shëndetshëm jetese, prandaj është thelbësore që të mund të parandalohen duke u kapur në kohë dhe duke ndikuar në edukimin shëndetësor të popullatës për një stil të shëndetshëm jetese.  Në një masë dërmuese, barra e sëmundshmërisë në Shqipëri përcaktohet nga tre faktorë madhorë të rrezikut: ushqyerja jo e shëndetshme, presioni i lartë i gjakut dhe konsumi i produkteve të duhanit.

Individët e grupmoshës 40-65 vjeç kanë rrezik më të lartë për një sërë gjëndjesh shëndetësore jo të favorshme dhe pikërisht këta individë do të kishin përfitimin maksimal nga zbulimi i hershëm i sëmundjes së tyre.  

Shfaqjen e këtyre sëmundjeve mund ta favorizojnë gjithashtu edhe disa faktorë të tjerë që lidhen me mënyrën e jetesës, stresin, trashëgueshmërinë familjare, etj.  

Kontrolli shëndetësor nëpërmjet paketës së detyrueshme për moshat 40-65 vjeç, ka si qëllim të ndihmojë në uljen e rrezikut për të zhvilluar këto sëmundje të zakonshme dhe të rrezikshme, por që në kohën e sotme, është e mundur të parandalohen.

Si do të Funksionojë Kontrolli Mjekësor Bazë?
Nëse jeni në moshën 40-65 vjeç, ju do të merrni njoftimin dhe disa udhëzime më postë ose telefon nga Mjeku i Familjes, lidhur me paraqitjen, për të kryer kontrollin një herë në vit, në një afat kohor të caktuar (2-3 ditë) brenda muajit të lindjes. Kjo do t’ju ndihmojë që të keni lehtësi proceduriale, koha e pritjes të jetë sa më e shkurtër dhe e planifikuar.  

Ajo që është më e rëndësishmja, në rast se ju paraqiten probleme me shëndetin, të diagnostikoheni dhe të trajtoheni sipas të gjitha rregullave, nga Mjeku i Familjes, i cili ju mbulon me shërbimin shëndetësor të ofruar në Qendrën Shëndetësore pranë zonës ku ju banoni.  

Personeli infermier që do të ofrojë shërbimin e Paketës së Detyrueshme të Kontrollit Mjekësor për moshën 40-65 vjeç, është profesionalisht i aftë dhe i trajnuar për të gjithë elementët që përmban paketa e këtij shërbimi. 

Gjatë kontrollit, rreziku për sëmundje do të vlerësohet nëpërmjet disa testeve të thjeshta dhe pyetjeve standart për stilin e jetës që bëni, mënyrën e ushqyerjes, dhe historinë mjekësore të familjes suaj. Do t’ju ofrohen këshilla të personalizuara dhe ndihmë për të ulur rrezikun e sëmundjeve dhe për të bërë një jetë sa më të shëndetëshme.  

Këto do të përfshijnë këshilla për disa ndryshime të vogla por të rëndësishme për regjimin e ushqimit, ose çfare aktiviteti fizik duhet të kryeni sipas gjendjes shëndetesore dhe nivelit të rrezikut që ju konstatohet.  

Nëse konstatohet rrezik i nivelit të lartë, do të trajtoheni me ndihmën e duhur mjekësore, si medikamente që kontrollojnë presionin arterial të gjakut (tensionin), diabetin, ose sëmundjet e veshkave, të shoqeruara me udhëzimet për rënien në peshë, ose lënien e duhanit, kontrollin e pirjes së alkoolit etj. 

Është e këshillueshme për të gjithë personat që mund të përftitojnë, të mos e humbasin mundësinë për të kontrolluar gjëndjen e tyre shëndetësore, të paraqiten në kohën e caktuar për të marrë shërbimin që ofron Qendra Shëndetësore me anë të kësaj pakete kontrolli rutinë të përvitshëm, të kontaktojnë me Mjekun e Familjes. 

Kjo do të thotë që të jeni të vëmendshëm dhe të veproni herët, për të përmirësuar ndjeshëm dhe në kohë shëndetin, për të gëzuar një jetë më të mirë dhe më të gjatë. Ndryshime të vogla, të vazhdueshme të mënyrës së jetesës, mund të bëjnë diferencë të madhe ndërmjet të sëmurit dhe të shëndetshmit. 

Ndërkohë, nëse keni shqetësime që lidhen me shëndetin, mos prisni të vijë koha e përfitimit të Paketës së kontrollit mjekësor bazë, por drejtohuni pranë qendrës shëndetësore dhe kontaktoni me infermierin dhe mjekun e famljes në mënyrën e zakonshme.

Hallkat e Procesit të Kontrollit Mjekësor Bazë  
Thirrja e individëve për kontrollin bazë do të realizohet nëpërmjet:

  • Shërbimit postar.
  • Dërgim me zarf në adresë të çdo shtetasi qëndrim të përhershëm 40-65 vjeç:  

           - ftesa që sistemi shëndetësor i dërgon personit;
           - informacioni standard në lidhje me kontrollin mjekësor bazë;
           - kontenieri për materialin e ekzaminimit IFOB.;
           - numër telefoni pa pagesë për informacione/paqartësi (qendra e thirrjeve – call center) 

  • Marrja pjesë në kontrollin mjekësor bazë do të ofrohet në një nga tri datat që do t’i propozohen individit, në muajin e tij/saj të lindjes. 
  • Thirrje back-up nëpërmjet telefonit.


Parimet e kontrollit mjekësor bazë  

  • Çdo shtetas me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, që i përket grupmoshës 40-65 vjeç, ka të drejtën e kontrollit mjekësor bazë, pa diskriminim. 
  • Kontrolli mjekësor bazë 40-65 vjeç është pa pagesë për shtetasit përfitues të programit. 
  • Kontrolli mjekësor bazë 40-65 vjeç ofrohet dhe realizohet nga punonjësit e shëndetësisë në Kujdesin Shëndetësor Parësor, të kontraktuar nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).  
  • Kontrolli mjekësor bazë realizohet në infrastrukturën e 415 Qendrave Shëndetësore, të shtrira në të gjithë territorin e vendit. 
  • Çdo shtetas gëzon të drejtën të japë pëlqimin për kujdesin shëndetësor që do t’i ofrohet.
  • Çdo shtetas gëzon të drejtën e trajtimit me dinjitet.
  • Çdo shtetas, që i përket grupmoshës 40-65 vjeç, pas kryerjes së kontrollit mjekësor bazë, gëzon të drejtën e këshillimit, trajtimit dhe referimit sipas kuadrit rregullator në fuqi. 


Kohëzgjatja e Fushatës së Kontrollit Mjekësor Bazë 
Aktivitetet e komunikimit të fushatës do të zhvillohen në periudhën kohore 4 – 24 Dhjetor 2014, ndërkohë që, në dt. 12/12/2014, fushata do të kulmojë me Konferencën e organizuar nga Ministria eShëndetësisë dhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën: “Mbulimi Universal dhe Burimet Njerëzore në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor”.

---###---

12/12/2014 – Dita Botërore e Mbulimit Shëndetësor Universal – #UHC #HealthForAll  

Në Konferencën e sipërpërmendur do të prezantohet programi i kontrollit bazë dhe nismat e projektet e tjera të MSH-së për vendosjen e Mbulimit dhe Aksesit Universal Shëndetësor, nën moton: “Shëndet për të gjithë, një objektiv i arritshëm”. 

Ky aktivitet organizohet në kuadrin e nismës së një grupi prej 50+ organizatash të mirënjohura ndërkombëtare partnere nismëtare, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Bankën Botërore (BB), të shpallur më 19/9/2014 në një takim në Nju Jork, SHBA, për herë të parë nismën për kremtimin e datës 12 Dhjetor 2014, si Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal. 

[“Health for All” – Universal Health Coverage Day – 12 December 2014.

http://www.universalhealthcoverageday.org/; 

http://www.universalhealthcoverageday.org/en/uhc-facts-en.pdf] 

Dy vjet më parë, më 12 dhjetor, OKB-ja miratoi njëzëri një rezolutë, e cila i’u kërkon qeverive të shteteve anëtare sigurimin e qasjes universal të qytetarëve ndaj kujdesit shëndetësor pa pengesa ose kufizime financiare. Kështu, më 12 dhjetor 2014, ky koalicion global i porsakrijuar do të bëjë thirrje që mbulimi universal shëndetësor të kthehet në çështjen kryesore të rendit të ditës përsa i përket zhvillimit të qëndrueshëm dhe një objektiv me përparësi absolute për të gjithë kombet. 

Duke e quajtur mbulimin universal një angazhim referencial dhe manifestim global solidariteti, partnerët nismëtarë vlerësojnë se kjo është një mundësi historike, duke argumentuar se “Shëndet Për Të Gjithë” është një objektiv i arritshëm. 

Tashmë, më shumë se 70 vende të të gjitha niveleve të të ardhurave kanë ndërmarrë tashmë hapa të qenësishëm drejt mbulimit universal shëndetësor. Gjithashtu, partnerët besojnë se përfshirja e mbulimit universal shëndetësor në axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm do të rrisë edhe shkallën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së këtyre vendeve ndaj qytetarëve të vet.

---###---

Udhëzues për Kontrollin Mjekësor Bazë për Shtetasit e Grupmoshës 40-65 vjeç
Të shëndetshëm, jemi të gjithë të barabartë


Kliko për më tepër




 

                   Manual for Primary Healthcare for Citizens Aged 40-65

                                   “Healthy, we are all equal”

                                        Click here to view