Vende Vakante në Qendra Shëndetësore

Datë 17/10/2016

-  Shpallje pozicione vakante për personel mjekësor shtator 2016 (Shkarko shpalljen)

Dorëzimi i dokumentave: Në zyren e Burimve Njërëzore pranë Ministrisë së Shëndetësisë nga ora 12.00-14.00, nga data 17.10.2016 deri 27.10.2016

 

Datë 30/09/2016

-  Shpallje pozicione vakante për personel mjekësor shtator 2016 (Shkarko shpalljen)

Dorëzimi i dokumentave: Çdo ditë nga ora 12:00 deri në orën 14:00 deri më datë 10 tetor 2016

 

 

Për  vendet e lira në shërbimet spitalore për të kontraktuar me mjekë specialist.

Në Vendimin Nr. 685, datë  29.07.2015, të Këshillit të Ministrave  “Për një ndryshim në VKM Nr.  932, datë  29.12.2015  “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, për vitin 2015”,  në gërmën “a”, të pikës 1, shprehet se për raste të vecanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime Spitalore Ministri i Shëndetësisë brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin për një periudhë të caktuar të mjekëve specialist . Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme përvec pagës trajtohen financiarisht e një bonus në masën 100.000 lekë në muaj., si dhe në vendet e lira të punës për mjek specialist në spitalet e vendit,paraqitur në tabelë,  Ministria e Shëndetësisë kërkon të punësojë mjek në specialitetet kirurgji, obstetrik – gjinekologji, anestezi - reanimacion, kardiologji, neurologji  dhe imazheri (sipas tabelës).

Kërkesat pranohen nga:    
-    Mjekë që kanë mbaruar specializimin si kuotë e lirë (vërtetim nga QSUT që nuk janë paguar gjatë specializimit). 
-    Mjekë që kanë mbaruar specializimin kuotë e mbuluar dhe kanë kontratë me një nga spitalet por të liruar nga kontrata për shkak të mungesës së vendit të lirë sipas kontratës përkatëse.
-    Mjek të pa punë.


Dokumentat  që  duhet  të  paraqiten:
-    Kërkesë për punësim duke përcaktuar dhe vendin që preferohet
-    Fotokopje e ID
-    CV e kandidatit
-    Diploma e fakultetit (kopje e noterizuar)
-    Certifikata e specializimit (kopje e noterizuar)
-    Leja e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekëve (kopje e noterizuar)
-    Vërtetim që është kuotë e lirë ose liruar nga kontrata pas specializimit.
-    Librezë e punës nëse ka.

Dokumentat duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Çdo ditë nga ora 10.00 – 14.00

Shkarko Njoftimin
 




Udhëzim i Ministrit Nr.56 datë 29.01.2015.

Formulari Shkarko këtu

Dokumentacioni për aplikim

Dokumentat e që duhen paraqitur në dosjen e aplikantit janë:

  • Formulari i plotësuar dhe firmosur 

  • Jetëshkrimi i kandidatit (CV)

  • Diploma Universitare dhe Çertifikata e notave (kopje e noterizuar)

  • Diploma e specializimit (kopje e noterizuar)

  • Leja e ushtrimit të profesionit nga urdhri përkatës (kopje e noterizuar)

  • Raport mjekësor i aftësisë për punë

  • Fotokopje letërnjoftimi

  • Dëshmi penaliteti (në pamundësi për ta marrë në kohë deklaratë personale dhe në rast shpalljeje fitues dëshmia do të sillet në momentin e lidhjes së kontratës)

  • Diploma ose Dëshmi të tjera.

Kandidatët duhet të kenë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet me program të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Date 21.08.2015 POZICIONE VAKANTE RRETHI TIRANE

Datë 03.09.2015: 

Sqarim për të korrigjuar një informacion të Ministrisë së Shëndetësise për vendet vakante në Qendrat Shëndetësore të Tiranës.docx

 Shpallje Pozicionesh Vakante Rrethi Tirane.docx (ne fuqi)

Shpallje Pozicionesh Vakante Rrethi Tirane.docx (shfuqizuar)

Dokumentat do të paraqiten në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë nga ora 12.00-16.00, brenda datës 31 Gusht 2015.