Autorizime për importimin e ambalazheve dhe paketimeve farmaceutike

Autorizime për importimin e ambalazheve dhe paketimeve farmaceutike

Autorizime për importimin e ambalazheve dhe paketimeve farmaceutike për prodhuesit e barnave

Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar

 

  1. Kërkesë më shkrim për shërbimin që u nevojitet;
  2. Një kopje e licencës apo autorizimit për ushtrimin e veprimtarisë;
  3. Lista e barnave (të paregjistruara, narkotike, psikotrope, prekursorëve të drogës) apo materialeve të tjera (ambalazhe, etj) me specifikimet përkatëse:
  • emri tregtar,
  • emri i përbashkët ndërkombëtar,
  • sasia,
  • seria,
  • data e prodhimit dhe e skadencës,
  • çmimi për njësi,
  • firma dhe vendi eksportues,
  • dogana hyrëse në vendin tonë;
  1. Proforma invoice dhe packing list e produkteve;
  2. Çertifikatë cilësie për çdo seri bari;
  3. Çertifikatë origjine të barit;

Hapat e Procedurës

Përfituesit e shërbimit aplikojnë pranë Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, kundrejt dokumenteve të mësipërme.

Afati i Marrjes së Vendimit

Procedura zgjat 3 ditë.

Periudha e Vlefshmërisë

2 muaj

Tarifat dhe Taksat

200 lekë për çdo autorizim.