Autorizime për subjektet farmaceutike për ushtrimin e veprimtarive respektive

Autorizime për subjektet farmaceutike për ushtrimin e veprimtarive respektive

Autorizime për subjektet farmaceutike (fabrika, importues dhe tregtues me pakicë) për ushtrimin e veprimtarive respektive (fabrikim barnash, tregti me shumicë, farmaci) për barnat narkotike, psikotrope dhe prekursorët e kategorisë 1.

Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar

 

  1. Kërkesa me shkrim nga ana e aplikuesit;
  2. Licensa profesionale e lëshuar nga QKL;
  3. Çertifikata e Regjistrimit lëshuar nga Urdhëri i Farmacistëve;
  4. Dy copë fotografi 4 x 6.

Hapat e Procedurës

Përfituesit e shërbimit aplikojnë pranë Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, kundrejt dokumenteve te mesiperme.

Afati i Marrjes së Vendimit

Procedura zgjat 10 ditë.

Periudha e Vlefshmërisë

Pa afat (në funksion të Licencës Profesionale që lëshohet nga QKL).

Tarifat dhe Taksat

Pa kosto