Çertifikata e regjistrimit të subjekteve që importojnë dhe zhdoganojnë prekursorët e drogës të kategorisë 3


 

Çertifikata e regjistrimit të subjekteve që importojnë dhe zhdoganojnë prekursorët e drogës të kategorisë 3

Çertifikata e regjistrimit të subjekteve që importojnë dhe zhdoganojnë prekursorët drogës të kategorisë 3, kur tejkalojnë sasitë e përcaktuara në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, neni 10, pika 4 “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope”.

Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar

 

  1. Kërkesa me shkrim nga ana e aplikuesit;
  2. Çertifikata e regjistrimit në QKR me NIPT-in përkatës;
  3. Një dokument identifikimi i aplikuesit;
  4. Kopje e invoice të realizuar gjatë vitit të kaluar ku pasqyrohen lëndët prekursor, për të cilat kërkohet regjistrimi i subjektit dhe pajisja me çertifikatën përkatëse.

Hapat e Procedurës

Përfituesit e shërbimit aplikojnë pranë Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, kundrejt dokumenteve te mesiperme.

Afati i Marrjes së Vendimit

Procedura zgjat 2 ditë.

Periudha e Vlefshmërisë

12 muaj

Tarifat dhe Taksat

Pa kosto.