Ministria e Shëndetësisë

Tiranë, 23 Janar –Vaksinimi antiCovid për personelin shëndetësor të vijës së parë të luftës kundër COVID-19 në “Air Albania” Stadium ka vijuar edhe në fundjavë (në ditën e 13).

Në total janë vaksinuar 584 mjekë, infermierë, laborantë, epidemiologë, të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit për pacientët me COVID19.

Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet COVID dhe strukturat e tjera të vijës së parë në përballje me COVID-19 kanë pranuar të vaksinohen, sipas planifikimit të hartuar nga ekspertët.