.

vije ndarëse

Postuar më: 24/06/2020

24 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (24.06.2020) janë testuar 24367  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

 

  • 2114 raste të konfirmuara
  • 47 pacientë kanë ndërruar jetë
  • 1217 pacientë të shëruar
  • 850 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 24. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 17 15 0
Dibër 10 10 0
Durrës 425 251 9
Elbasan 32 22 1
Fieri 103 59 5
Gjirokastër 3 1 0
Korça 37 19 0
Kukës 48 37 1
Lezhë 79 55 0
Shkodër 276 137 4
Tiranë 1009 606 27
Vlorë 75 5 1
Total 2114 1216 48

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

 

 

Ju njohim me situatën epidemiologjike në vend dhe gjendjen në spitalin infektiv, ku vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e COVID19, përfshirë edhe mosha të reja.

Dy humbje jete kanë ndodhur ditën e sotme. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me COVID19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Dhe një 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension.

Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.

Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.

Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.  Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

 

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka infensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1722  inspektime në subjekte. Është pezulluar 1 aktivitet, fasoneri dhe janë vendosur 6 masa administrative me gjobë për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje. Janë vendosur nga degët Rajonale të ISHSH 2 masa administrative në bar/kafe, 1 masë administrative në market, në institucion financiar dhe në Institucion Publik. Subjekte të cilët janë kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Mbi 78 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së epidemisë.

Nërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjesimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

 

Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar nga SARS-COV2. Që do të thotë se do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Strukturat e Task-Forcës anti-Covid vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës.

Me plotësimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv, sistemi shendetesor po përgatitet për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT ose spitali COVID3 për të përballuar fluksin në rritje dhe është duke u rekrutuar stafi mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapet Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës.

Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task-Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.
Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 9 229 049 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 477 269
  • Azi:          1 949 967 raste të konfimuara

49 537 vdekje

  • Afrikë 324 392 raste të konfirmuara

8 613 vdekje

  • Amerikë: 4 610 824 raste të konfirmuara

230 079 vdekje

  • Oqeania : 9 022 raste të konfirmuara

131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 24 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (24 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 949 967
India 456183
Iran 209970
Turqia 190165
Pakistan 188926
Arabia Saudite 164144
Bangladesh 119198
Katar 89579
Kina 84653
Indonesia 47896
Emiratet e Bashkuara 45683
Singapore 42432
Kuvait 41033
Irak 34502
Oman 32394
Filipine 31825
Afghanistan 29481
Bahrain 23062
Izrael 21512
Kazakhstan 18765
Japonia 18027
Korea e jugut 12535
Nepal 9026
Malajsia 8590
Uzbekistan 6755
Taxhikistan 5567
Kyrgyzstan 3726
Thailand 3156
Maldives 2238
Sri_Lanka 1991
Liban 1622
Palestine 1375
Jordania 1047
Jemen 992
Taivan 446
Vietnam 349
Mianmar 292
Siria 231
Mongolia 215
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 130
Bhutan 70
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 4 610 824
USA 2347022
Brazil 1145906
Peru 260810
Chile 250767
Mexico 191410
Canada 101963
Kolumbia 73572
Ekuador 51643
Argentina 44918
Republika Domenikane 27936
Panama 27314
Bolivia 26389
Guatemala 14540
Honduras 13943
Puerto_Rico 6685
Haiti 5324
El_Salvador 4973
Venezuela 4186
Kosta_Rika 2368
Kuba 2318
Nikaragua 2170
Paraguai 1422
Uruguai 885
Xhamaika 670
Suriname 319
Guyana 206
Ishujt Kajman 195
Bermuda 146
Trinidad dhe Tobago 123
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 76
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Antigua_and_Barbuda 26
Curaçao 24
Belize 23
Grenada 23
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Turks_and_Caicos 14
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 9 022
Australia 7492
Zelanda e re 1166
Polinezia Franceze 60
Guam 226
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 9
Afrika 324 392
Afrika e jugut 106108
Egjypt 58141
Nigeria 21371
Gana 14568
Algeria 12076
Kameron 12041
Maroku 10264
Sudan 8889
Cote_dIvoire 7904
Senegal 6034
Republika e Kongos 6027
Guinea 5104
Kenia 4952
Gabon 4873
Etiopia 4848
Xhibuti 4617
Republika e Afrikes qendrore 3051
Mauritania 2984
Somalia 2835
Guinea Ekuadoriale 2001
Mali 1978
Sudani jugor 1916
Madagaskar 1724
Guinea_Bissau 1556
Zambia 1477
Sierra_Leone 1347
Tunizia 1159
Kongo 1087
Niger 1051
Cape_Verde 982
Burkina_Faso 919
Chad 860
Benin 850
Malawi 848
Ruanda 798
Uganda 797
Mozambique 757
Sao_Tome _and_Principe 707
Eswatini 674
Liberia 652
Libia 639
Togo 576
Zimbabwe 525
Republika e Tanzanise 509
Mauritius 340
Komorros 247
Angola 186
Burundi 144
Eritrea 143
Botswana 89
Namibia 72
Gambia 42
Saharaja perendimore 25
Seychelles 17
Lezoto 11
Total 6 894 901

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 24. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 334 148 raste të konfirmuara
    • 188 902 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 24 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (24 qershor 2020)
Europa 2 334 148
Russia 599705
United_Kingdom 306210
Spanja 246752
Itali 238833
Gjermani 191449
France 161267
Suedia 60837
Belgjika 60810
Bjellorusia 59487
Hollanda 49722
Portugalia 39737
Ukraine 39014
Polonia 32527
Zvicra 31249
Irlanda 25391
Rumania 24505
Armenia 21717
Austria 17351
Moldavia 14714
Azerbaijan 13715
Serbia 13092
Danimarka 12561
Çekia 10650
Norvegjia 8751
Finland 7155
Macedonia e veriut 5314
Luxembourg 4133
Bullgaria 4114
Hungaria 4107
Bosnia_dhe_Herzegovina 3587
Greqia 3302
Kroacia 2366
Kosova 2169
Shqiperia 2114
Estonia 1982
Islanda 1824
Lithuania 1803
Sllovakia 1589
Sllovenia 1534
Letonia 1111
Qipro 990
Gjeorgjia 914
Andorra 855
San_ Marino 698
Malta 665
Mali I zi 378
Isle_of_Man 336
Jersey 318
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 101
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 24 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 24.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 18 655 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 34 644 vdekje
  • 186 111 pacientë të shëruar
  •     107   pacientë në terapi intensive
  • 16 938   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.