Aplikime per Spitalin Memorial Fier

SHPALLJE PËR PUNËSIMIN E STAFIT TË SPITALIT RAJONAL “MEMORIAL” FIER

 

Me ngritjen e Spitalit Rajonal “Memorial” në Fier si projekt pilot,  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shpall vende vakant për stafin e këtij spitali, si më poshtë:

 

1.Mjekë të specialiteteve të ndryshme:

– Mjek kardiolog/hemodinamist 5
– Mjek hematolog 1
– Mjek nefrolog 1
– Mjek endokrinolog 1
– Mjek gastrohepatolog 2
– Mjek otorinolaringolog 2
– Mjek okulist 2
– Mjek pneumolog 3
– Mjek neurolog 4
– Mjek kirurg 3
– Mjek ortoped 1
– Mjek urolog 1
– Mjek kirurg torakal 1
– Mjek neurokirurg 2
– Mjek anestezi-reanimacion 5
– Mjek infeksionist 4
– Mjek radiolog/radiointervencionist 3
– Mjek urgjence 5
–    Mjek internist 3
–   Mjek transfuziolog 1
– Farmacist 2

 

Kushtet për pranimin e mjekëve:

  • Mjekët të kenë diplomën e mjekut si dhe diplomën e specialitetit përkatës;
  • Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;
  • Kandidatët që janë në marrëdhënie pune me një institucion shëndetësor publik që ofron direkt shërbim shëndetësor (qëndër shëndetësore/ spital) duhet të kenë miratim nga institucioni ku punojnë.

 

  1. Teknik të shkencave mjekësore

– Infermier                                                                 100

– Teknik imazherie                                                    5

– Fizioterapist                                                           3

Kushtet për pranimin e teknikëve të shkencave mjekësore:

  1. Teknikët e shkencave mjekësore të jenë fitues të portalit “Infermier për Shqipërinë”, ose ata që janë të punësuar në institucionet shëndetësore publike të kenë të paktën dy vite eksperiencë pune në profesion;
  2. Të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit;
  3. Kandidatët që janë në marrëdhënie pune me një institucion shëndetësor publik që ofron direkt shërbim shëndetësor (qëndër shëndetësore/ spital) duhet të kenë miratim nga institucioni ku punojnë.

 

  1. Specialist në administratën e spitalit, kriteret si më poshtë:

 

  1. Përgjegjës në Sektorin Juridik

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”  në Shkenca Juridike

  1. Përgjegjës në Sektorin e prokurimeve

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”  në Shkenca Juridike

  1. Përgjegjës në Sektorin e menaxhimit financiar

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”  në Shkenca Ekonomike

  1. Përgjegjës në Sektorin e burimeve njerezore

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”  në Shkenca shoqërore

  1. Përgjegjës në Sektorin e inxhinierisë biomjekësore

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master shkencor” në fushën e inxhinierisë biomjekësore

  1. Specialist në sektorin Juridik                                     2

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”  në Shkenca Juridike

  1. Specialist në sektorin e prokurimeve 2

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”  në Shkenca Juridike/ekonomike

  1. Specialist ne sektorin e finances                                     2

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”  në Shkenca ekonomike

  1. Specialist ne sektorin e Burimeve Njerëzore             2

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”  në Shkenca shoqerore

Specialist Psikolog                                                            1

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Psikologji

  1. Specialist në sektorin e inxhinierisë biomjekësore 1

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master profesional” në fushën e inxhinierisë biomjekësore

  1. Specialist Sektori IT dhe Statistikes                 4

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master profesional” në Shkenca Kompjuterike/shendet publik

  1. Specialist në sektorin e shërbimeve mbështetëse 2

Të ketë master shkencor Inxhinieri elektrike/mekanike/mjedisore

Specialist (administrator/koordinator)                                                     7

Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional”  në Shkenca shoqerore

 

Kushtet për pranim:

Të gjithë kandidatët për punonjës të administratës të kenë minimalisht tre vite eksperiencë pune në profesion.

 

Afati i aplikimit deri 7 prill 2021

 

 

  1. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Kandidatët duhet të aplikojnë në platformën online me dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrimin e kandidatit ( CV);
  2. Librezën e punës;
  3. Diplomën universitare dhe listën e notave (e detyrueshme);
  4. Diplomën e specializimit dhe listën e notave (e detyrueshme për mjekët);
  5. Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme për profilet mjekësore);
  6. Dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor);
  7. Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja (nga institucione të njohura nga ministria e arsimit);

Diplomat e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, duhet të jenë të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin.

Para fillimit të punës duhet të paraqesin deshminë se nuk janë të dënuar për kryerjen e veprave penale.

 

  1. Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, gjuhën e huaj, përvojën në shëndetësi, kualifikimet e lidhura me fushën si dhe për intervisten me gojë.

Totali i pikëveve për këtë vlerësim është 70 pikë, përkatësisht:

  1. deri në 40 pikë vlerësimi i dosjes;
  2. deri në 30 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.

Komisioni do të përcaktojë skemën e pikëzimit e cila do të jetë e njëjtë për të gjithë kandidatët e të njëjtit profil.

Intervista me gojë do të fokusohet mbi njohuritë për organizimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, pyetje lidhur me sjelljen dhe situata hipotetike, për punonjësit e administratës do ketë dhe pyetje lidhur me pozicionin përkatës.

 

  1. Njoftimi i kandidatëve

Komisioni i Vlerësimit harton listën me pikët e dosjes për çdo kandidat dhe i njofton ata për rezultatin nëpërmjet adresës së tyre me email.

Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit për rezultatin brenda dy ditëve nga dita e njoftimit të tyre. Ankesa bëhet në adresën e email-it ku keni aplikuar.

Komisioni i Vlerësimit njofton kandidatët për vendin dhe orën e intervistës me gojë. Në përfundim të procedurës do të publikohen emrat e fituesve.