.

vije ndarëse

Postuar më: 01/08/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,198,933 vaksinime

01 Gusht – Vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,198,933 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 528,718 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 8,086 vaksinime. Ditën e  sotme ka filluar vaksinimi i hapur +18 vjeç. Muaji gusht do të jetë  muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar.
Për të pamundurit njesitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID19 pa asnjë kufizim.