.

vije ndarëse

Postuar më: 03/08/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,212,761 vaksinime

03 Gusht – Vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,212,761 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 534,823 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 9,674 vaksinime. Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.
Për të pamundurit njesitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID19 pa asnjë kufizim.