.

vije ndarëse

Postuar më: 10/05/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 601,291 vaksinime

10 Maj- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. 

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 601,291 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave mbi 479,020 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.