.

vije ndarëse

Postuar më: 12/05/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 622,507 vaksinime

12 Maj- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. 

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 622,507 doza të vaksinës ndaj COVID19.

440,921 qytetarë kanë marrë dozën e parë dhe 181,586 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.